• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË PEQIN/ Autorët u lanë në baltë, gjetën “shpëtim” makinën e viktimës. Policia ka…
Home
Breaking News

VRASJA NË PEQIN/ Autorët u lanë në baltë, gjetën “shpëtim” makinën e viktimës. Policia ka…

27 December, 2021 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e ndodhur mëngjesin e sotëm në Peqin, ku u vra me armë zjarri Albi Bashaliu. ABC mëson se autorët që kanë kryer ekzekutimin dyshohet se janë braktisur nga bashkëpunëtorët të cilët pas kryerjes së krimit dhe djegies së automjetit që përdorën për vrarë Bashaliun, duhet t’i largonin ata nga vendi i ngjarjes.

Tashmë grupi hetimor po verifikon të gjitha kamerat e sigurisë në një perimetër të gjerë me qëllim zbulimin e bashkëpunëtorëve të cilët nuk i kanë pritur ekzekutorët për t’u arratisur nga vendi i ngjarjes por i lanë në baltë. Kjo bëri që autorët pasi vranë Bashaliun, i morën automjetin për t’u larguar pa lënë gjurmë.

Vrasja dyshohet të ketë ndodhur për motive hakmarrje. Kjo pasi vëllai i viktimës në muajin qershor kishte vrarë me armë zjarri një Ylber Xhahysën. Deri më tani policia ka shoqëruar 20 persona, mes të cilëve është edhe djali i Xhahysës, Enriko Xhahysa 22-vjeç.

Në momentin e ekzekutimit të Albi Bashaliut, 22-vjeçari ka qenë në një lokal 150 metra larg vendit të ngjarjes. Pavarësisht se i vëllai Leonard Bashaliu kishte vrarë një person, Albi Bashaliu nuk ruhej dhe bënte një jetë normale. 35-vjeçari Albi Bashaliu u gjet i vrarë me armë zjarri mëngjesin e sotëm në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Ndërkohë autoritetet kanë përdorur helikopterin në Peqin për të kërkuar autorin e dyshuar të vrasjes së Albi Bashaliut. Në video shihet helikopeteri, që po bën kontrolle nga ajri, për 22-vjeçarin Enriko Xhahysa, i cili mendohet se është autori i vrasjes së 35-vjeçarit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VËMËNDJE GOCA! 5 tendencat që duhet të keni parasysh për natën e ndërrimit të viteve
Previous article E RËNDË NË GJERMANI/ Një burrë vret dy fëmijë dhe plagos nënën e tyre

F.autor

Postime të ngjashme

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin Aktualitet

BILANCI I ZJARREVE/ Ministria e Mbrojtjes: 5 vatra aktive në të gjithë vendin

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës Aktualitet

DEFEKT I RËNDË/ Ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona të Tiranës

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin Aktualitet

TRAGJIKE NË AKSIN RRUGOR LEZHË-SHKODËR/ Automjeti përplas për vdekje 12-vjeçarin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT