Krim në familje në Tiranë në zonën e Paskuqanit. Kunati i dehur mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:40 shkoi në banesën e kunatës, që jetonte me vajzën dhe nënën, shkallmoi derën dhe u fut brenda duke i dhunuar, ndërsa 39-vjeçaren, Enkeleda Çapoku e vrau duke e qëlluar me thikë dhe shkop druri. Shkak i nisjes së konfliktit ka qenë kërkesa e burrit të 39-vjeçares që ndodhet në burg për drogë. Burri dyshonte për tradhti, gruaja që u vra ishte bashkuar me Dëshmitarët e Jehovait.
Ai i kishte kërkuar vëllait Erdet Çapoku që të kontrollonte të gjitha lëvizjet e gruas. Autori i vrasjes në kërkim.Policia ka pasur një kontakt me autorin e krimit edhe përmes vëllait që ndodhet në burg që po negocion për ta dorëzuar, por Erdet Çapoku nuk ka pranuar. Ai është kapur nga kamerat e sigurisë së bizneseve pranë pallatit duke dalë me shpejtësi, ndërsa më pas ka humbur gjurmët. Origjina e familjes është nga Përmeti, ndërsa prej disa vitesh ishin zhvendosur në Tiranë me banim.


