Të afërm të Violeta Donajt, gruas 35-vjeçare nga rrëshëni, që shkrehu 4 plumba pistolete mbi të shoqin, janë prononcuar sot për mediat lidhur me fatkqësinë që i pllakosi familjes Donaj me dy fëmijë të mitur.
“Nuk e dinim që Violeta kishte armë.- kanë deklaruar ata. Por e kemi ditur se kishin probleme dhe Violeta kishte shenja në trup. Violeta e kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe ishte nisur për tek shtëpia e saj në Rrëshen. Violeta ishte nisur për të marrë vajzën dhe rrobat. Ajo kishte marrë kunatën ta ndihmonte t’i mbante.