Kastriot Hasalla i vetëdorëzuar për vrasjen e Romeo Hasallës në Lushnje, ka dalë sot para Gjykatës së shkallës së parë ku pritet ti komunikohet masa e arrestit.
Vëllai i tij ka deklaruar se kërkon mëshirë dhe që të mos i jepet burgim i përjetshëm. Ndërkaq deklaroi se do të shkojë në familjen e viktimës për ngushëllim.
“Dua mëshirë jo me burgim të përjetshëm por edhe pala tjetër e ka viktimën sepse dhe ai u fut në dhe djalë i ri dhe ai. Edhe ai bir nëne është ka lënë një fëmijë dhe një grua dhe se dëshiroj kurrë që të shkonte në atë fazë po kjo punë arriti. I tremben hakmarrjes se çfarë nuk bën vaki. Unë nuk e di se kur do të vijë vdekja se po ta dija do thoja hajde më merr mua. Skam kontaktuar me palën tjetër. Do shkoj të kontaktoj, le të më vrasin, nesër apo pasnesër do shkoj, duart do i lidh sipas zakonit do i then më vra ose mi zgidh, do shkoj ta ngushëlloj. Po të dojë të më vrasë po do shkoj”, tha ai.
Kastriot Hasalla është dorëzuar pas tratativave dhe ndërmjetësimit të drejtorit të policisë së Qarkutit Fier, Ferdinand Mara. 49-vjeçari, banues në Garunjas, akuzohet për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim dhe “Vrasje në rrethana cilësuese” e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë. Autori i tretë i krimit në Lushnje, u arrestua në disa zona të fshatit Garunjas, ku ishte fshehur në disa banesa,
Konflikti mes kushërinjve për pronën në Lushnjë në fshatin Garunjas, përfundoi me një të vdekur dhe tre të plagosur. Viktimë mbeti Romeo Hasalla, ndërsa u plagosën babai i tij, Shaip Hasalla, 65 vjeç dhe dy vëllezërit Emiljano, 31 vjeç dhe Laerti, 32 vjeç.


