Fqinjës u shprehen se Mario ishte djalë i mirë, i urtë dhe nuk kishte qënë problematik ndër vite. Mirëpo, në Facebook-un e tij 28 vjeçari kishte postuar një foto të një plumbi që duket se është “nisur” për diku apo dikë.
Ndonëse mund të jetë thjesht një postim i rëndomtë, shkaqet për të cilat dyshohet të jetë vrarë ai i japin kësaj fotoje më shumë domethënie.
Edhe pse pa faj, duke qënë se e gjitha kjo duket të ketë ndodhur për hakmarrje, kjo mund të ketë qënë një vetëmbrojtje e tij për kundershtarët.
Thënë keshtu, pasi vetë Mario ndihej i rrezikuar nga një hakmarrje e mundshme, pasi babai i tij kishte vrarë dy persona në vitin 2000. Nuk dihet ende nëse Mario ishte kërcënuar edhe më parë.
Hetimet:
Sipas hetimeve të policisë dyshimet të forta bien mbi vëllain e Ilir Gjuzit, viktimë e një ngjarje ne vitin 2000 të cilën e shkaktoi Avni Mejollari, babai i Mario Mejollarit duke lënë të vdekur dy persona Ilir Gjuzi dhe A.Nelaj.
Pas dyshimeve për hakëmarrje direkt pas ngjarjes policia ka shkuar në banesën e vëllait të Ilir Gjuzit( person i vrarë nga i ati i Mario Mejollarit në vitin 2000) i cili jetonte në Tufinë, dhe nuk e kanë gjetur në banesë. Kjo mbetet pista kryesore e hetimeve rreth kësaj ngjarje dhe personi ne fjalë është ne kerkim si i dyshuari kryesor, ndersa në komisariat janë shoqëruar 15 persona që dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen gjithashtu.
AlpeNews.al





