Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e Kinostudios, në Tiranë.
Viktima është Mario Majollari 28-vjeç
Vrasja ka ndodhur pranë një karburanti.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes.
Nuk dihen ende rrethanat se si ka ndodhur vrasja.


