Vrasja e mbrëmshme në Kinostudio vijon ende e pazbardhur, ndonëse i dyshuari për vrasjen e 28 vjeçarit Mario Majollari është shpallur në kërkim.
Fqinjët e Marjo Majollarit dhe familjarë të tij kanë vendosur tufa me lule dhe kanë ndezur qirinj në vendin ku u vra 28-vjeçari.
Të tronditur nga ngjarja dhe mes lotësh, ata thonë se Mario ishte një djalë shembull, i arsimuar, dhe i qetë.
Fqinjët thonë se nuk ishin në dijeni të së shkuarës së babait të Marios, pasi prindërit e tij ishin divorcuar kur ai ishte vetëm 2 vjeç. Nëna e tij është kujdesur për ta rritur dhe arsimuar.
Ata thonë se Mario ka punuar që në moshë të vogël, për të përballuar shpenzimet. Mario kishte vetëm një motër, e cila ka postuar 1 orë më parë një foto të tyren kur kanë qënë të vegjël.
Komentet e njerezve janë mjaft prekëse e duket se ngjarja ka qënë shume e papritur pasi i ka tronditur të gjithë.
AlpeNews.al



