Sipas hetimeve të policisë dyshimet të forta bien mbi vëllain e Ilir Gjuzit, viktimë e një ngjarje ne vitin 2000 të cilën e shkaktoi Avni Mejollari, babai i Mario Mejollarit duke lënë të vdekur dy persona Ilir Gjuzi dhe A.Nelaj.
Pas dyshimeve për hakëmarrje direkt pas ngjarjes policia ka shkuar në banesën e vëllait të Ilir Gjuzit( person i vrarë nga i ati i Mario Mejollarit në vitin 2000) i cili jetonte në Tufinë, dhe nuk e kanë gjetur në banesë. Kjo mbetet pista kryesore e hetimeve rreth kësaj ngjarje dhe personi ne fjal eshte ne kerkim si i syshuari kryesor, ndersa në komisariat janë shoqëruar 15 persona që dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen gjithashtu.
Njoftimi i policisë:
Zbardhet në kohë rekord vrasja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Aleksandër Moisiu”.
Identifikohet e shpallet në kërkim autori i dyshuar i vrasjes së 28 vjeçarit M.M Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në funksion të zbardhjes së ngjarjes ngriti menjëherë një grup të posaçëm hetimor. Pas një pune intensive dhe profesionale, gjatë gjithë natës dhe orëve të para të mëngjesit, fiksimit të çdo prove në vendngjarje, si dhe një sërë veprimesh të tjera hetimore, u bë e mundur zbardhja e ngjarjes.
Specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda në D.V.P. Tiranë, bënë shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar: • K.Gj., 40 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë. Ky shtetas dyshohet se rreth orës 20:25, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, për motive hakmarrjeje ka vrarë me armë zjarri shtetasin M.M., 28 vjeç. Vijon puna intensive për gjetjen dhe arrestimin e autorit të dyshuar të shpallur në kërkim.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprat penale “Vrasjes për gjakmarrje” , “Mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 78/a dhe 278/2 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit K.Gj.


