• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË KINOSTUDIO/ Familjarët e AUTORIT zbulojnë detajin që s’dihej: Të martën e pamë për herë të fundit, por…
Home
Breaking News

VRASJA NË KINOSTUDIO/ Familjarët e AUTORIT zbulojnë detajin që s’dihej: Të martën e pamë për herë të fundit, por…

13 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Familjarët e Petrit Gjuzit, i shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës për vrasjen e Mario Majollarit, mohojnë hasmërinë me familjen e viktimës, duke deklaruar se kjo çështje nuk është diskutuar asnjëherë në shtëpinë e tyre.

majollari marjo babai

 

 

Gjatë deklarimeve që ata kanë dhënë për Policinë, si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, të afërmit e 40- vjeçarit kanë treguar se nuk e dinë vendndodhjen e tij. Sipas tyre, nuk e kanë parë dhe as nuk kanë komunikuar me të në telefon që prej ditës së martë. Ndërsa prej atij momenti telefoni i tij del vazhdimisht i fikur.

“Nuk e dimë se ku ndodhet. Për herë të fundit e kemi takuar mesditën e së martës. Në mbrëmje nuk erdhi në shtëpi. Nuk kemi komunikuar më me të”, kanë deklaruar të afërmit e Petrit Gjuzit, i cili së fundmi e kishte ndryshuar emrin në Kastriot, një detaj ky që nuk dihej deri tani.

Sa i përket dyshimeve të Policisë, se vrasja e Mario Majollarit është kryer për motive gjakmarrjeje, familjarët e Gjuzit kanë deklaruar se nuk janë në hasmëri me askënd.

“Në shtëpinë tonë nuk është folur asnjëherë për hakmarrje, as nga Petriti, as nga askush tjetër”, kanë dëshmuar ata.

Gazeta “Panorama” tentoi të komunikonte me familjarët e Petrit Gjuzit, në banesën e tij në rrugën “Myslym Keta”, por ata refuzuan të prononcohen.

I KERKUARI

Pa kaluar as 24 orë nga ngjarja, Policia e Tiranës arriti të zbardhë atentatin e së martës në Kinostudio, ku mbeti i vrarë me 4 plumba 28- vjeçari Mario Majollari.

Policia tha se është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, 40- vjeçari Kastriot Gjuzi, i cili me emrin e mëparshëm e ka pasur Petrit Gjuzi, banues në zonën e Tufinës.

Burime zyrtare të Policisë së kryeqytetit thanë se ekzekutimi i Mario Majollarit është kryer për motive gjakmarrjeje. Kjo, pasi babai i tij, 18 vite më parë ka vrarë 2 persona, njëri prej të cilëve Ilir Gjuzi, vëllai i personit që u shpall në kërkim dje nga Policia.

Megjithatë, përveç motivit dhe faktit që Kastriot Gjuzi nuk është gjetur në shtëpinë e tij, apo në ambiente të tjera që frekuenton nga ana e Policisë, duket se ende nuk ka ndonjë provë tjetër të fortë në lidhje me përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë në krim.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Roma publikon një mesazh për Salah para ndeshjeve me Liverpoolin
Previous article Trump sulmon ashpër ish-drejtorin e FBI, Comey për librin e ri

F.autor

Postime të ngjashme

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik Aktualitet

PAS PROTESTAVE MASIVE NË SHQIPËRI, BERLIN E MYNIH/ Edhe diaspora në Itali mban tubime, qytetarët: Rama ik

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu Aktualitet

GARA PËR DREJTORË POLICIE NË KATËR QARQE/ Përfundon procesi i pikëzimit! Të parët renditen Adriatik Tafçiu, Ervin Hodaj dhe Edvin Ndreu

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri Aktualitet

VRAU DHE FSHEHU KUFOMËN E KLEVIS LLESHIT/ Ekstradohet nga Italia Sajmir Kolaveri

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT