Mario Majollari 28 vjeç, banues ne Kinostudio, u ekzekutua me tre plumba naten e kaluar prane banesës se tij. Atij iu bë prite nga persona të armatosur, të cilet mesohet se kane qelluar nga një automjet dhe jane larguar menjehere duke humbur gjurmët.
Ditën e sotme, vetëm disa minuta më parë policia ka gjetur një autmojet të shkrumbuar tërësisht nga flakët që dyshohet se ka lidhje me ngjarjen e mbrëmshme ku Mario Mejollari, 28 vjeç u ekzekutua në lagjen e tij.
Sipas hetimeve të policisë dyshimet të forta bien mbi vëllain e Ilir Gjuzit, viktimë e një ngjarje ne vitin 2000 të cilën e shkaktoi Avni Mejollari, babai i Mario Mejollarit duke lënë të vdekur dy persona Ilir Gjuzi dhe A.Nelaj.
Pas dyshimeve për hakëmarrje direkt pas ngjarjes policia ka shkuar në banesën e vëllait të Ilir Gjuzit( person i vrarë nga i ati i Mario Mejollarit në vitin 2000) i cili jetonte në Tufinë, dhe nuk e kanë gjetur në banesë. Kjo mbetet pista kryesore e hetimeve rreth kësaj ngjarje dhe personi ne fjal eshte ne kerkim si i syshuari kryesor, ndersa në komisariat janë shoqëruar 15 persona që dyshohet të kenë lidhje me ngjarjen gjithashtu.
AlpeNews.al


