• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NE KINOSTUDIO/ Ajo që kishte frikë, i ndodhi 5 muaj pas kthimit. Ja puna që bënte 28-vjeçari
Home
Breaking News

VRASJA NE KINOSTUDIO/ Ajo që kishte frikë, i ndodhi 5 muaj pas kthimit. Ja puna që bënte 28-vjeçari

11 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Teksa fqinjët kanë folur me superlativa për 28-vjeçarin Marjo Majollari, i cili mbeti i ekzekutuar mbrëmjen e të martës poshtë pallatit ku banonte në zonën e Kinostudios, ai njihej si një person i qetë dhe i sjellshëm.

Policia gjithashtu nuk ka gjetur precedentë për të shkuarën e tij, në Shqipëri, për aq kohë sa i riu kishte jetuar, pasi 5 muaj kishte që ishte kthyer nga Suedia ku kishte kërkuar azil sepse pretendonte që mund ta vrisnin për hakmarrje.

Dhe ajo që ai i druhej, ndodhi mbrëmjen e 10 Prillit në kryeqytet.

Marjo ishte shef kuzhine dhe kishte punuar në shumë restorante, edhe jashtë Shqipërisë, përfshirë Omanin ku kishte jetuar për disa kohë.

NGJARJA

Rreth orës 20:25, Policia e Tiranës është lajmëruar përmes një telefonate në sallën operative, për të shtë- na me armë zjarri në zonën e Kinostudios. Menjëherë në vendngjarje janë nisur shërbimet më të afërta të Komisariatit nr.4, që kanë konstatuar trupin e pajetë të një të riu.

Brenda pak minutash viktima është identifikuar si Mario Majollari, 28 vjeç, banor në pallatin pranë vendit ku u qëllua për vdekje. Policia tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur 4 gëzhoja arme zjarri, që dyshohet të jetë pistoletë tip “TT”.

Burimet thanë se viktima është qëlluar në kokë dhe në trup e për pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Atentatorët kanë shfrytëzuar momentin kur në zonë nuk kishte shumë lëvizje. Në rrugicën me ndriçim të dobët nuk ka pasur lëvizje në momentin e krimit, kjo edhe për arsye se në atë moment po luheshin ndeshjet e “Champions League” dhe rrugët ishin të boshatisura, pasi banorët ishin nëpër lokale duke parë ndeshjet. Banorët e zonës u shprehën mbrëmë se kanë dëgjuar vetëm të shtënat dhe nuk kanë parë asgjë. PANORAMA/

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Fatos Klosi: Basha e Monika shfrytëzojnë protestat qytetare për politikë, pse e kanë të kotë....
Previous article Linda Morina sfidon aktoren turke/ Kërkon haptazi numrin e telefonit dhe... (FOTO)

Ina.Autor

Postime të ngjashme

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme Aktualitet

DETAJET E PARA/ Shkrumbohen pesë kamionë në një gurore në Kurbin, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska Aktualitet

GURË E XHAMA KUDO/ Pamje nga brenda Komisariatit nr.3 pas sulmit nga protestuesit me maska

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut Aktualitet

VRASJA E ENEA MEKOLLIT/ Violand Braçellari jashtë rrezikut për jetën, transferohet nga spitali i Traumës për në spital të burgut

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT