• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 12 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

12 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË KAMËZ/ Vëllai i viktimës: Djali i vogël është terrorizuar, nuk fle që prej asaj dite…
Home
Sociale

VRASJA NË KAMËZ/ Vëllai i viktimës: Djali i vogël është terrorizuar, nuk fle që prej asaj dite…

28 April, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Sociale

Vrasja e babait të katër fëmijëve në Kamëz pas një tentative grabitje ka tronditur opinionin publik ditët e fundit.

52-vjeçari u vra për 90 mijë lekë të vjetra që kishte në dyqanin e tij modest. Ndërkohë ditën e sotme vëllai i Agim Bucit, Lutfiu ka thënë se gjithçka ia ka lënë në dorë shtetit.

Ndonëse familjarët e autorëve janë larguar nga shtëpitë e tyre në Kamëz, nga frika e një hakmarrje të mundshme, vëllai i viktimës ka thënë se nuk ka punë me asnjë njeri.

Ai madje ka treguar se si autorët tentuan të merrnin djalin e vogël, si kërcënim për paratë.

Lutfiu ka thënë:

Ne i kemi lënë në dorë shtetit. Unë nuk kam punë me njeri. Nëse shteti nuk bën drejtësi, siç bëri policia që i arrestoi në kohë rekord njerëzit mund të armatosen vetë për të mbrojtur veten. Ata kanë hyrë nga kjo derë këtu dhe kanë kanë hyrë, aty janë përballur me gruan. Kanë dashur të marrin djalin. I kanë thënë Lekët dhe kanë qëlluar. Ka dëgjuar të shtënat vëllai dhe ka dalë. Është përleshur me to dhe ata e kanë qëlluar në gjoks. Vëllai ka vdekur që këtu. Fëmija është terrorizuar, nuk fle gjithë natën.Zona është pa drita. Agimi ka paguar taksat 820 mijë Lekë para një jave. 20 mijë Lekë vetëm dritat. Por edhe policia nuk duhet t’i lejë njerëzit nëpër pallate të konsumojnë lëndë narkotike se bëhen problem për sigurinë”.
Dy autorët kanë pranuar krimi, ndërsa thuhet se vrasësi i cili ka qëlluar mbi pronarin e marketit ka qenë Vladimir Kurti. Shoku i tij Rruzhdi Hodo ka thënë se ai thjesht e ka shoqëruar, e megjithatë ka qenë ai që ka fshehur armën e krimit.

Kurti njihet si përdorues i drogës dhe si grabitës me dhunë dhe thuhet se ka kryer vjedhje me dhunë dhe grabitje edhe në Gjermani, ku ka qëndruar një periudhë kohe përpara se të rikthehej në Shqipëri.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Real Madrid- Leganes, formacionet zyrtare
Previous article PREMIER LEAGUE/ “Basti” i Guardiola: Sane do të bëhet si Giggs!

F.autor

Postime të ngjashme

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant Breaking News

"PA NORMALIZIM ME KOSOVËN, SERBIA..."/ Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE është qasja e duhur, Shqipëria në moment kulminant

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump Breaking News

"FLAMINGOT" DHE INVESTIMI NË ZVËRNEC/ Rama: Protesta u nxit nga urrejtja ndaj Donald Trump

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit Aktualitet

SIGURIA NË SHKOLLA/ Komisariati i Policisë Nr. 1 në Tiranë takime intensive sensibilizuese me nxënësit dhe mësuesit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT