• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NE KAMEZ/ Çfarë ndodhi pasi autorët dolën nga marketi. Dëshmitarët: Ikni se ju vramë edhe juve…
Home
Breaking News

VRASJA NE KAMEZ/ Çfarë ndodhi pasi autorët dolën nga marketi. Dëshmitarët: Ikni se ju vramë edhe juve…

26 April, 2018 Ina.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Banorët e zonës ku ndodhi grabitja me pasojë vdekjen e 52- vjeçarit Agim Buci, tregojnë se i kishin transportuar të plagosurit me një makinë autoshkolle, pasi ambulanca ishte vonuar më shumë se 30 minuta.

Disa dëshmitarë, që banojnë pranë vendit ku ndodhi ngjarja e rëndë në Kamzë, treguan momentet e para pasi kishin dëgjuar të shtënat dhe si u kishin ardhur në ndihmë çiftit që deri në atë moment ishin të plagosur.

Ndërsa disa djem të rinj, që ndodheshin në rrugë në atë moment, kanë parë grabitësit kur po dilnin nga dyqani dhe u janë vënë pas për t’i ndaluar. Por ata kanë qëlluar me armë në ajër.

Më pas, u kanë drejtuar armët dhe i kanë kërcënuar: “Ikni se ju vramë edhe ju…”. “Unë ndodhesha në shtëpi në momentin kur ndodhi ngjarja. Dëgjova dy krisma dhe dola menjëherë nga shtëpia. Kur shkoj te dyqani i Agimit, e pashë që ishte i gjakosur ai dhe e shoqja. Kërkova ndihmë nga banorët e tjerë që kishin dalë në rrugë.

Me aq sa pashë, Agimi kishte mbaruar, e kishte plagën në gjoks. Ndërsa e shoqja bërtiste. Ambulanca po vonohej dhe i kërkuam një personi këtu që ka një autoshkollë dhe i transportuam me makinën e tij. Pas rreth 30 minutash erdhi ambulanca, ndërsa Policia erdhi shumë shpejt”, tregon një fqinj i familjes Buci.

Ndërsa disa të tjerë kanë arritur të shohin edhe autorët, por pa mundur t’i identifikojnë, pasi kishin kapuça në kokë.

“Ishim në rrugë kur ndodhi. I pamë dy grabitësit që dolën nga dyqani dhe po vraponim. Bashkë me një shok iu vumë pas dhe u bërtisnim që të ndalonin. Ata nisën të qëllojnë në ajër. Më pas, njëri u kthye nga ne, na drejtoi armën dhe na tha të iknim se do na vriste edhe ne. U frikësuam, nuk vazhduam dot më tej dhe ndaluam. Më pas, ata hipën në një makinë, që, me aq sa pamë ne, ishte një BMW”, tregon një i ri, banor i zonës. Dëshmitarët shprehen se zona ku ndodhi ngjarja është tërësisht e pandriçuar dhe për këtë arsye përdoret nga keqbërësit për të kryer krime, pasi, sipas tyre, aty ndodhin shpesh ngjarje kriminale.

PANORAMA

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Franca do të protestojë ndaj shteteve që tërheqin njohjen e Kosovës
Previous article EUROPA LEAGUE, Arsenal pret Atletico Madrid, në “Emirates”

Ina.Autor

Postime të ngjashme

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë Aktualitet

"SHQIPËRIA KËRKON REVOLUCION"/ Protestuesit mbyllin protestën para Kryeministrisë, nisin marshimin nëpër Tiranë

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë Aktualitet

"HAJDE ME NE SE KEMI NJË SURPRIZË"/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier, flet nëna e saj: Nuk i fal dot autoret, vetëm unë e di sa po vuajmë

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë Aktualitet

FOTOLAJM/ Të shoqëruar nga besimtarë, një grup hoxhallarësh shfaqen çdo ditë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT