• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 7 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

7 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË ITALI/ I ati i viktimës sulmon me SHQELMA shqiptarin në gjyq. Dyshohet se… (FOTO)
Home
Breaking News

VRASJA NË ITALI/ I ati i viktimës sulmon me SHQELMA shqiptarin në gjyq. Dyshohet se… (FOTO)

2 May, 2018 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Do të zhvillohet me gjykim të shkurtuar procesi ndaj 27-vjeçarit Fitim Koldashi, i akuzuar për vrasje me dashje të Manuel Spinelli-t dhe armëmbajtje pa leje. Vrasja ndodhi në qershor të vitit të shkuar në Alba Adriatica të Italisë.

Këtë mëngjes, para gjyqtarit Roberto Veneziano, 27-vjeçari, i asistuar nga avokatia Paola Pedicone, ka kërkuar që të gjykohet me proces alternativ. Kërkesë që u pranua nga trupa gjykuese. Seanca e ardhshme u caktua për në 18 korrik.

Në seancë, sipas raportimeve të medieve italiane, ka pasur momente të tensionuara. Të afërmit e viktimës të pranishëm në gjykatë hodhën fjalë të rënda në adresë të shqiptarit, madje në një moment i ati i viktimës tentoi ta godasë me shqelm.

ImageFitim Koldashi

Në këtë pikë, gjykatësi vendoi ti largojë ata nga salla.

Krimi ndodhi në Alba Adriatica, provincë e Teramos, më 20 qershor. Sipas rindërtimit të ngjarjes nga karabinierët, viktima, i cili ishte për darkë me disa të afërm, u takua më pas rastësisht me Koldashin. Ky i fundit po lëvizte me një makinë, ku pasagjere ishte e dashura e shqiptarit, e cila në të kaluarën kishte pasur një lidhje me Spinelli-n.

ImageViktima Manuel Spinelli

Sipas hetimeve, shqiptarët kaloi shumë afër me makinë tek grupi i vogël që shoqëronte Spinelli-n, i ati dhe një tjetër person. Palët shkëmbyen fjalë fyese mes tyre.

Në atë moment, 27-vjeçari doli nga makina dhe aty nisi një konfrontim fizik. Në tension e sipër, shqiptari nxjerr thikën dhe qëllon dy herë italianin me prejardhje rome, në fytyrë dhe zemër, duke i shkaktuar vdekjen.

Thikën, e mbaja me vetë gjithmonë për tu mbrojtur, ka thënë Koldashi, i cili e ka pranuar krimin që më herët.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Eni Vasili: Pse Berisha është më komod se Rama në intervistë, momentet e vështira me ta...
Previous article David Luiz te Napoli nëse rikthehet trajneri Benitez

F.autor

Postime të ngjashme

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë Aktualitet

PJESË E GRUPIT TË JETMIR PEPËS/ Aleks Pepaj kërkon ndryshimin e masës së sigurisë

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor Aktualitet

“U KËRKOJ FALJE 100 HERË”/ Dhunimi i 17-vjeçares në Fier nga tre adoleshentet, flet nëna e dhunueses: Vajza vuan nga probleme të shëndetit mendor

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal Aktualitet

DETAJET E PARA/ Trafikuan 2,433 kilogramë drogë nëpër Evropë, arrestohet me urdhër të SPAK ‘koka’ e grupit kriminal

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT