• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 5 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

5 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja në Gjirokastër, autori s’flet asnjë fjalë. I braktisur nga gruaja dhe…
Home
Aktualitet
Kronikë

Vrasja në Gjirokastër, autori s’flet asnjë fjalë. I braktisur nga gruaja dhe…

29 October, 2017 k.autor Kronikë

Gjykata e Gjirokastrës ka caktuar dje masën e sigurisë “arrest me burg” për autorin e vrasjes së çiftit Aleko dhe Afërdita Kosta.

apostol kosta gjirokaster

Trupi gjykues, bashkë me prokurorin dhe avokatin kryesisht kanë kthyer në sallë gjyqi ambientet e pavijonit në spitalin e traumës në Tiranë, ku 74-vjeçari Apostol Kosta është shtruar që ditën e krimit pas tentativës së vetëvrasjes. Ai ndodhet ende në gjendje të rëndë dhe, sipas të dhënave, në momentin e komunikimit të masës së sigurisë nuk ka qenë në gjendje të japë asnjë shpjegim në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi të gjithë Gjirokastrën.

auto_aferdita-dhe-aleko1508934997

Avokati i vendosur nga shteti, Jorgo Kasapi, ka kërkuar një masë lehtësuese për Apostol Kostën. Sipas burimeve, ai e ka argumentuar këtë kërkesë jo vetëm me gjendjen e tij shëndetësore, por edhe me moshën, si dhe faktin se klienti i tij ka pasur probleme me shëndetin mendor.

Por, gjatë seancës së zhvilluar në kushtet e spitalit, gjyqtari Pëllumb Vehbiu ka pranuar kërkesën e Prokurorisë përfaqësuar nga Spartak Çoçoli për ta lënë Apostol Kostën në burg pa afat. Ndaj tij rëndojnë tri akuza, ajo e vrasjes në rrethana të cilësueshme, e armëmbajtjes pa leje dhe e dhunimit të banesës.

Vendimin u dha ndërkohë që 74-vjeçari nuk ka qenë në gjendje të ngrihet nga krevati dhe as të flasë asnjë fjalë për shkak të dëmtimit të nofullës nga plumbi i armës me të cilin ai kreu edhe vrasjen e dyfishtë. Pas tragjedisë që kreu me dorën e tij, ai tentoi të vetëvritej dhe plumbi i kaloi në nofull.

Sipas të dhënave, gjendja e të arrestuarit Kosta është disi më e stabilizuar. Ai ka qenë në gjendje të kuptojë veprimet e kryera nga trupi gjykues, por edhe kërkesën e bërë nga Prokuroria.

I pranishëm në dhomën e spitalit ka qenë vetëm djali i tij, Ladi Kosta. Ndërkohë, as gruaja dhe as vajza nuk kanë shkuar për ta parë atë në spital.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article ‘Ti ishe ndryshe’, deputetja kujton takimin me Adelën
Previous article Identifikohet trupi i pajetë që u gjet sot në Lushnje, kush është viktima

k.autor

Postime të ngjashme

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve Aktualitet

HUMBI JETËN NË KRYE TË DETYRËS/ Efektivi do të prehet në vendlindje, familja refuzon varrimin në Varrezat e Dëshmorëve

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re Aktualitet

"EDI RAMA KA MBARU"/ Mijëra qytetarë revoltë nga Kryeministria: Revolucion! Shqipëri e re

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë Aktualitet

"ASNJË PARTIAK"/ Qytetarët refuzojnë përfaqësuesit politikë në protestë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT