• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Pranga MIKUT të Ervin MATËS. Babai i tij tha në POLICI se…
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Pranga MIKUT të Ervin MATËS. Babai i tij tha në POLICI se…

14 December, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Një nga 4 personat që kërkohen nga Policia e Tiranës për vrasjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut, mbrëmjen e 4 tetorit, është arrestuar nga oficerët e Seksionit Kundër Krimeve ndaj Jetës.

Bëhet fjalë për Fabio Allushin, 42 vjeç, i cili dyshohet se ka qenë në shoqërinë e Ervin Matës, të fejuarit të këngëtares Elvana Gjata, natën kur ndodhi krimi. Sipas njoftimit të Policisë, Allushi akuzohet për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese”, e kryer në bashkëpunim dhe “armëmbajtje pa leje”.

Pas arrestimit të tij, tashmë vijojnë të jenë në kërkim edhe 3 persona të tjerë, Mevjol Bilo, i cili dyshohet të jetë autor i vrasjes së Fabian Gaxhës, plagosjes së Ervis Martinajt e Eljon Hatos, si dhe Ervin Mata e Eldi Dizdari. Allushi u largua menjëherë pas ngjarjes dhe Policia pasi ushtroi kontroll banese dhe nuk e gjeti aty, bëri shpalljen e tij në kërkim.

Nga ana tjetër, në dosjen e Prokurorisë në lidhje me ngjarjen, thuhet se, në lidhje me Fabio Allushin, i është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Vath Allushi, i cili është i ati i tij, ku ndër të tjera ai ka deklaruar se nuk ka dijeni për rrethanat e ngjarjes, ka rreth 1 javë e më shumë (para se të ndodhte krimi) pa e parë djalin dhe nuk i ka numër telefoni.

Gjithashtu i është marrë deklarim që tregon rrethanat e hetimit shtetasit Ismail Allushi, ku ndër të tjera deklaronte se Fabion e ka djalin e xhaxhait. Ai ka treguar se e ka takuar atë më datë 05.10.2018 rreth orës 10:00, në një lokal me pronar me emrin “Niku”, lokal lagjeje dhe ai i kishte thënë se kishte qenë i pranishëm në ngjarje dhe se ishte larguar menjëherë sapo kishte nisur ngjarja.

Ai i kishte thënë se kishte shkuar për kafe në atë lokal pasi e kishte thirrur një shoku i tij, por pa i dhënë sqarime të mëtejshme. Më pas, Fabio ishte çuar nga lokali dhe ishte larguar me një shok të tijin, por që deklaruesit nuk i kujtohet targa e automjetit apo personi që ishte në drejtim të tij.

Në kërkim mbeten: Ervin Mata (I dashuri i Elvana Gjatës), Mevjol Bilo (Komando dhe truprojë i Elvana Gjatës, autor i dyshuar i vrasjes së Fabian Gaxhës) dhe Eldi Dizdari.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PARTIZANI - KUKËSI/ Një duhel i denjë midis dy skuadrave pretendente për titull (ORA 18:00)
Previous article E BUJSHME/ Kina ndalon shitjen e iPhone, zbuloni arsyen

Isa.Autor

Postime të ngjashme

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës Aktualitet

SHPËTOHET ÇIFTI I BLLOKUAR NË KANIONIN E GJIPESË/ Njëri prej turistëve transportohet në spital pas thyerjes së këmbës

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen Aktualitet

QYTETARËT 28 DITË NË PROTESTË/ Mblidhen para Kryeministrisë: Rama jep dorëheqjen

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi Aktualitet

NËNSHKRUHET MARRËVESHJA/ Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut me një pikë kontrolli në kufi

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT