Redi Popesku është vënë në pranga nën akuzën për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Tiranës.
“Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018 ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. H., dhe E. M. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasin Redi Popescu, 40 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal”, njoftoi Policia e Tiranës.
Masakra në Bllok, arrestohet Redi Popesku
Redi Popescu, pronari i lokalit Monopol, ku ndodhi ‘masakra e Bllokut’ më 4 Tetor, është arrestuar ditën e djeshme.
Popescu dyshohet se ka prishur provat duke fshehur armën e Ervis Martinaj dhe ka penguar hetimin në zbardhjen e të vërtetës duke dhënë dëshmi të rreme.
Në lokalin e tij në zonën e sih-Bllokut më 4 tetor, një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Dyshimet e grupit hetimor janë se, komando Merviol Bilo, vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.