Nis seanca për caktimin e masës për Redi Popeskun, pronarin e lokalit në ish-Bllok, ku edhe ndodhi shkëmbimi i zjarreve më 4 tetor.
Popesku u arrestua dy ditë më parë në lokalin e tij, pasi dyshohet se ai ka gënjyer në dëshminë e tij, por edhe se ka fshehur pistoletën e Ervis Martinajt duke e larguar nga vendngjarja.
Kjo pasi nga hetimet e ekspertëve kriminialistikë, por edhe duke iu referuar dëshmive, Ervis Martinaj ka patur pistoletë në momentin që ndodhi përplasja.
Për përplasjen me armë në ish-bllok, policia deri më tani ka arrestuar Ervis Martinajn, Geldo Hotin, Eljon Haton dhe Redi Popeskun, ndërkohë që në kërkim mbeten komando Mervjol Bilo, Ervin Mata dhe Fabjol Alushi.
Ngjarja
Më 4 tetor në një lokal në zonën e ish-Bllokut ka ndodhur një shkëmbim zjarresh ku Fabiol Gaxha ka humbur jetën, ndërsa Ervis Martinaj dhe Elion Hato janë plagosur. Të përfshirë në ngjarja kanë qënë edhe Redi Popesku, Mervjol Bilo, Ervin Mata, Elvana Gjata dhe Fabjol Alushin.
Ndërkohë, të përfshirë në këtë ngjarje ishin edhe Redi Poposku, pronar i lokalit ku ndodhi vrasja në Bllok, komandoja Mervjol Bilo, Ervin Mata, Fabjol Alushin si dhe këngëtarja e njohur Elvana Gjata.


