Ka nisur pak çaste më parë me dyer të mbylluara seanca gjyqësore për vendosjen e masës së sigurisë për Geldo Hotin.
Hoti akuzohet se ka qëlluar në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë Fabjol Alushi dhe mbetën të plagosur, Ervis Martinaj dhe Eljo Hato.
Më datë 6 tetor, Policia njoftoi se Geldo Hoti, që tentoi të largohej drejt Greqisë, përmes pikës kufitare të Kakavijes, dyshohet se gjithashtu se ka qëlluar në lokalin Monopol, edhe pse në vendngjarje nuk është gjetur asnjë armë me shenjën e tij.
Geldo Hoti, njihet si miku i komandos, Merviol Bilo, që është i dyshuari kryesor për këtë vrasje. Në njoftim e Policisë, thuhej se Geldo Hoti, ka qenë i pranishëm në ngjarjen e ish-Bllokut, i ulur në tavolinë me komandon, Merviol Bilo dhe Fabjol Alushin.


