• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 22 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

22 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK PËR ELVANA GJATËN/ Rrëfimi i Ervis Martinajt: Nuk kam dashur kurrë sherr me Matajn
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK PËR ELVANA GJATËN/ Rrëfimi i Ervis Martinajt: Nuk kam dashur kurrë sherr me Matajn

8 October, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas plagosjes në lokalin në zonën e ish bllokut, Ervis Martinaj ka mohuar se ishte planifikuar një përplasje apo një sherr me armë mes dy grupeve. Në dëshminë e tij të siguruar nga Lapsi.al, Martinaj ka sqaruar se kishte shkuar në lokal për t’u sqaruar me Matajn, jo për t’u përplasur. Madje Martinaj thotë se ka tentuar ta shmangë sherrin, duke vënë në dukje se komando Mervjol Billo nëse do të kishte dashur, mund ta kishte vrarë.

“Unë e njihja prej kohësh si Komandon, ashtu edhe Matën. S’kemi pasur konflikte me njëri tjetrin. Nuk shkuam për t’u vrarë, por për t’u sqaruar. Nëse do donin të më vrisnin, une do isha i vdekur sot. Pasi u plagosa pa dashje në qafë dhe truprojet e mi u vranë. Por komando nuk qëlloi mbi mua. Edhe pse unë isha i shtrirë. Plumbi më kapi padashje. Sherri nuk ka ndodhur për asnjë femër, sepse nuk vuaj unë për to që të shkoj të vritem për ato”, mësohet se ka thënë Martinaj.

Lapsi.al mësoi se në dosjen e prokurorisë janë regjistruar 11 persona të përfshirë në sherr. 5 prej tyre kanë qenë në tavolinë me Ervi Matën, kurse 6 me Martinajn. Ende hetuesit nuk kanë mundur t’i identifikojnë të gjithë personat që kanë marrë pjesë në sherr, për shkak të mundesës së pamjeve filmike në lokalin ku ndodhi vrasja e Fabian Gaxhajt.

Mësohet se Martinaj i ka rrëfyer prokurorëve se Gaxhaj i kishte nxjerrë probleme edhe herë tjetër për shkak të temperamentit të tij. Një nga personat që përshkruan edhe pronari i lokalit, që hynë më vonë në lokal dhe nisën të qëllojnë mbi Mervjol Billon është ende i paidentifikuar nga policia.

Matinaj ka treguar në prokurori edhe pse kishte qëndruar larg grupit të Matajt, megjithëse kishin lënë takim bashkë për t’u sqaruar.

“Pse s’u ulëm në një tavolinë ku Mata kishte 1 orë e gjysëm që më priste? Sepse unë u ula në banak, kështu e kemi kodin tonë. Dhe jemi grric me sy, dy truprojet e mi me komandon. Më pas, vjen Gaxha me një tjetër roje dhe godasin me qytën e pistoletës komandon.

Pasi u bëj me shenjë “çohuni dhe lëreni”, Gaxhës i shkrepi pistoleta pa dashje në ajër, këtu ndërhyri komando që i vret”, ka thënë Martinaj.

Pra sipas Martinajt, pavarësisht tensionit që ekzistonte mes dy grupeve, shkak për degradimin e situatës dhe vrasjes është bërë ndërhyrja e menjëhershme e Fabian Gaxhajt dhe e një personi tjetër që kanë qëlluar komandon Mervjol Billo dhe më pas shkrepja e armës pa dashje nga Gaxhaj.

Pikërisht në këtë moment, komando ka reaguar duke qëlluar për vdekje Gaxhajn dhe duke plagosur rëndë truprojën tjetër të Ervis Martinajt dhe vetë atë.

Nga dinamika e ngjarjes duket se komando Mervjol Billo ka reaguar në kushtet e vetëmbrojtjes dhe pavarësisht se është arratisur, duket se ka vepruar kur i rrezikohej jeta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article LIVE/ Kukësi-Partizani: Me fat të kuqtë, shikoni çfarë humbet Shafik (VIDEO)
Previous article U duk sikur ishte “VIKTIMË”/ Shikoni se si Mc GREGOR GODET kushëririn e Khabib (VIDEO)

k.autor

Postime të ngjashme

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë Aktualitet

SHERR NË AEROPORTIN E VLORËS/ Përplasje mes palëve, punimet rifillojnë pas vendimit të Gjykatës së Lartë

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë Aktualitet

TË AKUZUAR PËR VRASJE NË SHIJAK/ Arrestohen pas 6 muajsh në kërkim dy kushërinjtë

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit Aktualitet

AFERA "PARTIZANI"/ Zbardhet dëshmia e Pangos: Isha pro privatizimit, por jo për ndryshimin e destinacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT