Kryeqyteti i Tiranës u trondit mbrëmjen e 4 tetorit kur në zonën e ish-bllokut mbeti i vrarë një person e u plagosën tre të tjerë.
Menjëherë në të zbardhur, u zbuluar se “molla e sherrit” ishte pikërisht këngëtarja e njohur Elvana Gjata.
E lidhur prej kohësh me Ervin Matën, këngëtarja duket se ka shërbyer si “shkëndijë” që në lokal të kërciste pistoleta.
Një ngacmim nga pala tjetër ka mjaftuar që ajo natë të mbyllej me viktima.
Elvana është përfolur prej kohësh nga mediat e showbizz-it se është në lidhje me biznesmenin, por kurrë nuk ka pasur qoftë edhe një fjali konkrete prej saj.
Vetëm një “keqndjellëse” kur shprehej se nëse ia thonte emrin gjërat do shkonin keq. E në fakt, nuk e ka pasur gabim.
Burime për AlpeNews.al bëjnë me dije se Elvana dhe Ervini, jo vetëm që kanë qënë në një lidhje por edhe kanë kryer celebrim.
Ervin Mata dhe Elvana Gjata
Ky i fundit ka ndodhur në fshehtësi të plotë.
Kujtojmë se Ervin Mata dhe dy miqtë e tij, janë në kërkim. Veç tyre, Elvana Gjata prej ditës së djeshme ka lënë Shqipërinë, në një vend ende enigmë.
Mendohet se këngëtarja ndodhet në Gjermani pasi dhe jeta mes saj dhe Ervinit ndahej midis Shqipërisë dhe Gjermanisë.
Përgatiti: AlpeNews.al



