Fabian Gaxha ishte i riu mbeti i vrarë në sherrin në zonën e ish bllokut, pak ditë më parë në një përplasje me armë mes dy grupeve.
Versionet se përse dhe si nisi përplasja janë disa, por mësohet se Gaxha ishte diagnostikuar me një sëmundje të rëndë dhe i kishin mbetur ende pak muaj jetë.
Burime nga policia thanë se kishin mësuar se Gaxha vuante nga një tumor në kokë.
Në sherrin në zonën e ish bllokut mbetën të plagosur shokët e Fabian Gaxhës, Ervis Martinaj dhe Eljon Hato, të dy të arrestuar.
Policia ka shpallur në kërkim Ervin Matajn, komandon Mervjol Bilo dhe Fabjol Alushin.


