• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 16 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

16 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Kush ishte roli i bashkëshortit të ish-Miss Albania-s
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Kush ishte roli i bashkëshortit të ish-Miss Albania-s

3 March, 2019 F.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Hetimet për ngjarjen e 4 tetorit në ish-Bllok, ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën dy të tjerë, nxorën në skenë një emër të ri, i cili fillimisht u dyshua se kishte nisur konfliktin me Ervin Matën dhe sipas burimeve, ai është Eldi Dizdari, bashkëshorti i modeles së njohur dhe ish-Miss Albania-s, Suada Sherifi.

Ky i fundit, është shpallur në kërkim policor, në mënyrë që të merret dëshmia e tij për ngjarjen, ndërsa njihet edhe si kushëri i Arbër Çekajt, i arrestuar për sasinë rekord të kokainës, së ardhur me kontejner. Sipas prokurorisë, dyshohet se në makinën e kapur nga kamerat e sigurisë, përballë dyqanit “Monopol”, një prej personave që ka qenë në të, mund të jetë Dizdari, ndërsa nga pamjet, duket që aty ka pasur një konflikt me Matën, ku ka tentuar të hyjë edhe komandoja Mevjol Bilo.

Në dosjen e prokurorisë, ky person, nga Redi Popescu, është identifikuar si një ish mik i ngushtë i Matës, me të cilin ishin konfliktuar, pasi i kishte ngacmuar të fejuarën, por hetuesit dyshojnë se shkak ka qenë tjetër çështje. Në dosjen hetimore të Prokurorisë së Tiranës, thuhet se rreth orës 20:37, nga dyqan “Monopol”, ka dalë shtetasi Ervin Mata, i cili ishte duke folur në telefon dhe sipas deklarimit të dhënë nga Redi Popescu, Ervini del jashtë për tu takuar me të fejuarën e tij, për të shkëmbyer një çelës shtëpie. Ajo e kishte parkuar automjetin e saj në rresht për dy.

Në momentin që Ervini ka qenë duke bashkëbiseduar me të fejuarën, në rresht të tretë, ka kaluar një automjet dhe personi, apo personat që kanë qenë brenda tij, kanë ngacmuar të fejuarën e Ervinit. Ky automjet ka vazhduar qarkullimin drejt “KFC” dhe për një moment, ndalon dhe kryen manovrën e ecjes mbrapa dhe pasi qëndron aty, afrohet shtetasi Ervin Mata, pamje të cilat janë regjistruar nga DVR e subjektit “KFC”.

Rreth 10 sekonda më pas, te vendi ku automjeti kishte ndaluar dhe bisedonte me Ervin Matën, afrohet edhe shtetasi Mevjol Bilo dhe bisedojnë me personin/ personat që ndodhen brenda në automjet, ku vërehet se Ervini e shtyn me dorë shtetasin Mevjol Bilo me qëllimin për ta larguar.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PAS FITORES NDAJ FULHAMIT/ Sarri: Shumë i kënaqur me paraqitjen, Higuainin do ta shihni...
Previous article E BUJSHME/ FIFA ndryshon lojën për spektaklin, ja rregullat e reja në futboll

F.autor

Postime të ngjashme

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon Aktualitet

ULËRIMA DHE PANIK/ Pa mjete identifikuese, disa civilë marrin forcërisht një person dhe e fusin në furgon

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë Aktualitet

TRITOL NË SHKODËR/ Dyshohet se i është vendosur një efektivi të policisë

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit Aktualitet

PROTESTA/ 26 të lënduar, dy efektivë policie dhe dy protestues nën kujdesin mjekësor, një polic i është nënshtruar operacionit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT