Ish-kryeministri Berisha nuk ka reaguar për ngjarjen e cila tronditi Tiranën para dy ditësh. Në adresën e tij orët e fundit ka denoncuar fjala vjen, që Peqini është nën terror, por në mënyrë misterioze ka “harruar” që të përmendë atë që ka ndodhur në Bllok, që është shumë herë më e rëndë se çfarë mund të ketë ndodhur në Peqin apo Gramsh.
Dhe kur nuk flet Berisha, nuk reagon as Partia Demokratike.
Dje, nga selia e Partisë Demokratike nuk ka pasur asnjë deklaratë për terrorin e Bllokut.
Sot, në selinë blu është shfaqur Gent Strazimiri, për një deklaratë shtypi.
Doli të flasë sërish për Xhisiela Malokun.
PS natyrisht nga ana e saj do të heshtë, pasi është në qeveri dhe nuk do dalë të denoncojë vetveten, se nuk po qeveris mirë.
I vetmi që ka komentuar ngjarjen e Bllokut, është Ervin Salianji.
Por ai është i ri në PD dhe ndoshta nuk e ka ditur, se nuk duhej të fliste para Doktorit.
Arsyet e kësaj heshtje nuk dihen, por nuk është e vështirë të kuptohen.


