• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA NË BLLOK/ Detaj e TJERA: Gjurmë baruti në duar. Një prej armëve është përdorur dhe në vitin…
Home
Breaking News

VRASJA NË BLLOK/ Detaj e TJERA: Gjurmë baruti në duar. Një prej armëve është përdorur dhe në vitin…

3 November, 2018 Isa.Autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Të tjera detaje janë zbuluar nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për Ervis Martinajn i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e 4 Tetorit në Bllok, pas një përplasje me grupin e Ervin Matës, të dashurin e Elvana Gjata.

Sipas prokurorisë dy prej armëve që janë përdorur në këtë ngjarje rezultojnë të zhdukura, ndërsa në duart e Martinajt janë evidentuar gjurmë baruti.

“Ekspertimi kimik për faktorët plotësues të qitjes: Konkluzion: “Në katër gjurmëkopjuesit objekte të ekspertimit marrë në dy duart dhe në fytyrën e shtetasin Ervis Martinaj, u evidentuan mbetje të nitritëve dhe nitrateve të cilat ndodhen dhe te mbetjet e qitjes me armë zjarri”, thuhet në një raport të p[rokurorisë, me të cilin është njohur sot dhe avokati i Martinajt.

Ndërsa ndër armët e përdorura atë natë ku në përplasjen me armë të ndodhur në vetëm 60 sekonda nga ku mbeti viktimë Fabian Gaxha dhe u plagos Eljo Hoti dhe biznesmenin Martinaj nga hetimet e prokurorisë dhe krahasimet balistike rezulton se është një armë e cila është përdorur dhe afro një vit më parë në Tiranë në një konflikt të ndodhur në një lloto sport më 26 shtator 2017.

Mëngjesin e sotëm burime nga prokuroria bënë me dije se shumë informacione të vlefshme janë marrë dhe nga ekspertiza që i është bërë në Izrael telefonit të Martinajt, ku ai rezulton se ka komunikuar me miqtë e tij pak para përplasjes me armë.

Ai i kërkonte Hatos dhe Gaxhës që të shkonin te lokali i Popescut dhe të merrnin me vete dhe armët, çka tregon që ky nuk ka qenë një takim i rastësishëm, siç ai ka pretenduar më herë në deklarimet e tij.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BUZËQESH PANUCCI/ Etrit Berisha fiton besimin e Gasperinit, titullar edhe në vijim
Previous article "BOMBA E DITËS"/ Shkëmbim i bujshëm JUVE-REAL, Perez "negocion" me CR7 për në JANAR (FOTO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike Aktualitet

14 VATRA ZJARRI NË 10 ORË/ 7 vijojnë të jenë aktive! Ja ku është situata më kritike

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit Aktualitet

ZJARRI DEL JASHTË KONTROLLIT NË MALLAKASTËR/ Flakët përpijnë pyllin me pisha dhe kalojnë rrugën e Panahorit

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar Aktualitet

EMRI/ Aksident tragjik në Itali, humb jetën 33-vjeçari shqiptar

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT