Avokati i Ervis Martinajt është shprehur mbrëmjen e sotme se klienti i tij dhe Ervin Mata kanë raporte të mira.
Në një intervistë për “Open” avokati u shpreh se ata të dy janë përpjekur ta shuajnë sherrin. Ai shpjegoi se Martinaj është futur rastësisht në lokal, pa ansjë komunikim me Popeskun.
“Martinaj ka shpjeguar situatën dhe asnjë nga fjalët që kam lexuar në media skanë lidhje me fjalët e tij, që e ka dhënë nga spitali.
S’ka thënë që ka shkuar për tu deklaruar, por me Ervin Matën ka deklaruar që s’ka pasur asnjë konflikt, është takuar në mënyrë miqërore, bashkë edhe me Redi Popeskun. Janë takuar në mënyrë miqësore dhe skanë asnjë konflikt.
Personi nuk ka një akuzë konkrete të njoftuar, hetimet po kryen për të gjithë personat e përfshirë për vrasje të mbetur në tentativë për Haton dhe Martinajn, pjesa tjetër është për vrasje në rrethana cilësuese, ndoshta për komandon, që më vonë ia kemi mësuar emrin.
Ervis Martinaj dhe Ervin Mataj kanë bërë përpjekje për të shuar sherrin, por gjithëccka ndodhi shumë shpejt.
Fabiol Gaxha ska qenë asnjëherë badigar i Martinaj, ky është mik i ngushtë me djalin e dajës të Martinajt për shkak të lidhjes me djalin e dajës ka pasur një marrëdhënie të mirë me gatshëm por kishte disa muaj që stakoheshin.. Në lokal skanë hyrë bashkë. Ishte nisur me Matën dhe një shokun e tj kishte nisur për të shkuar në bar Bilionar por kur parkuan makinën kanë kontaktuar me Popeskun që ishte në krye të shkallës, me të kanë lidhje miqësore. Në bisedë me atë kanë biseduar ”ke humbur, ke pirë një kafe”. Nëse sdo ishte kjo episod do ishte te bilioneri”, tha ai.
“Me Fabian Gaxhën ka hyrë edhe dikush tjetër në lokal që Ervis MartinAJ se ka njohur dhe nuk e di kush është”, deklaroi ai.
Elvana gjata molla e sherrit?
“Në dijeninë time ska një sherr të tillë (mes martinajt dhe Matajt). Anjë lloj sherri ska pasur ervis martini me Ervin Matajn”, tha avokati.


