Më pak se 24 orë nga vrasja e 54-vjeçarit Prendush Fusha në Shkodër policia ka lokalizuar dhe ka arrestuar autorin e dyshuar. Ngjarja ndodhi natën e kaluar rreth orës 19:15 në lagjen “Mark Lula”.
Pllumbaj dyshohet si autor i vrasjes së shtetasit Prendush Fusha, ndodhur mbrëmë, ku pas një konflikti për motive të dobëta e ka goditur me mjet prerës (thikë).
Viktima e kishte akuzuar 33-vjeçarin se i kishte vjedhur një shumë parash. 54-vjeçari madje e kishte denoncuar në polici e cila e kishte marrë në pyetje të riun dhe më pas e kishte lënë të lirë. Por sapo ka dalë nga policia, 33-vjeçari ka shkuar në shtëpinë e akuzuesit dhe pas një konflikti verbal e ka qëlluar me thikë. Më pas ai është arratisur, ndërsa 54-vjeçari Prendush Fusha humbi jetën.
Njëri nga “miqtë” e viktimës dhe autorit shkruan për Joq:
Prendush Fushaj u vra mbrëmë me thikë, një qytetar që e njihte të ndjerin dhe autorin ka një mesazh:
“Pershendetje JOQ! Desha t’i shpreh ngushllimet familjarve të Prendushit ne shkoder. Ishte nieri i mir, puntor. Punonte biçiklist e gomist. Shum her ma ka rregullua biçikleten edhe kur nuk kisha lek. Ka pas shum e shum si puna ime. Ai kurr nuk e shikonte lekun edhe pse ishte fukara, çdo njeri qe kishte nevoj i maronte pun. Ndersa autorit të kti krimit Fredit I them. O Fredo pse e vrave? Të uli moralin? Apo nuk je hajdut! Të pakten un edhe ti kemi vjell. Me bëre hajdut si vetin. Bana 1 vit e 3 muaj burg. Në ket jet ka tre lloj nierzish. 1 ata që nuk vjedhin. 2 ata që kan vjedh edhe skuqen për xhestin qe kan ba. 3 ata që kan vjedh e vjedhin edhe të vrasin po ju the hajdut. Nejse po me vjen keq per viktimen.. por un edhe ti shoku Jena kën hajduta. Ska pse na ulet morali.”


