• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 20 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

20 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA MAKABRE E LIRIDONËS/ Murseli pretendon pafajësi, fëmijët: Le hajdutin të vriste mamin
Home
Rajon

VRASJA MAKABRE E LIRIDONËS/ Murseli pretendon pafajësi, fëmijët: Le hajdutin të vriste mamin

4 June, 2025 s.autor Aktualitet, Rajon

Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është mbajtur seanca e shqyrtimit gjyqësor për rastin e vrasjes së Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023, gjatë së cilës janë dëgjuar fjalët hyrëse të të gjitha palëve. Edhe në këtë seancë, të akuzuarit Naim Murseli, Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla u deklaruan të pafajshëm për veprën penale për të cilën ngarkohen: vrasja dhe planifikimi i vrasjes së Liridona Ademajt.

Nga Prokuroria Themelore u tha se kanë prova të mjaftueshme që dëshmojnë përfshirjen e tre të akuzuarve në vrasjen e saj, ndërsa mbrojtja e tyre deklaroi se provat janë kryesisht rrethanore.

Mbrojtja e Naim Murselit, në seancën e sotme, kërkoi që ai t’i nënshtrohet një ekzaminimi psikiatrik, kërkesë që u aprovua nga trupi gjykues. Edhe këtë herë, Murseli u deklarua i pafajshëm, madje tha se nëse Prokuroria arrin të dëshmojë pretendimet e saj, ai vetë do të kërkojë burgim të përjetshëm për veten.

“Unë deklarohem i pafajshëm dhe, sa i përket aktakuzës, vetëm dua të shtoj se, po të vërtetohen pretendimet e Prokurores, unë vetë do të kërkoj burgim të përjetshëm”, tha Naim Murseli, i akuzuar për vrasje.

Avokati i familjes së Liridona Ademajt shpërtheu në lot teksa solli në sallë një pjesë të dëshmisë së fëmijëve të saj.

Besoj se para kësaj gjykate do t’i jepet përgjigje pyetjes së babait të Liridonës: ‘Pse, Naim, ti munde të dalësh me fëmijët nga vetura, kur Dona mbeti brenda?’, pyetjes së fëmijëve: ‘Pse babi e la hajnin me ia ba nanës bam?’, pyetjes së nënës së Liridonës: ‘Pse nuk kam me pa më Liridonën?’, pyetjes së Leonardit: *‘Pse Naimi po mundet aq qetë me iu bërtit fëmijëve atë natë’, e një ditë më vonë me u ushqy në ‘Swiss Diamond’ sikur s’ka ndodhur asgjë”, tha Leutrim Syla, avokat i familjes së Liridona Ademajt.

Në këtë rast, si provë do të përdoret edhe raporti i shtetit suedez, i cili dëshmon se në vitin 2022, në emër të Liridona Ademajt, është paguar një policë sigurimi prej 3 milionë krunash suedeze (rreth 260 mijë euro).

Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 15 janar 2025, ngriti aktakuzë ndaj Naim Murselit, Granit Plavës, Kushtrim Kokallës dhe Tom Dodajt. Të akuzuarit ngarkohen për vrasjen e Liridona Ademajt më 29 nëntor 2023. Sipas aktakuzës, Murseli, Plava dhe Kokalla ishin dakorduar që vrasja të kryhej nga Granit Plava, me marrëveshje që bashkëshorti i saj, Naim Murseli, t’i paguante atij shumën prej 30 mijë eurosh.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article INTERVISTA/ Çështja e detit, ministri Hasani flet për ‘Kathimerini’: Do ta zgjidhim, garanci për mbrojtjen e të drejtave të minoritetit grek
Previous article ARRESTOHET ÇIFTI SHQIPTAR NË SPANJË/ I tradhtoi era e drogës, sekuestrohen 809 rrënjë

s.autor

Postime të ngjashme

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën Aktualitet

AKSIDENT PËRBALLË MINISTRISË SË JASHTME, NË TIRANË/ Dy mjete përplasen me njëra-tjetrën

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë Aktualitet

51 DITË TUBIM NË KRYEQYTET/ Nis grumbullimi i protestuesve në shesh, pritet marshimi drejt Kryeministrisë

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë Aktualitet

I KËRKUAR NGA AUTORITETET SHQIPTARE/ Kapet i fshehur në një hotel biznesmeni italian, pritet ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT