Një nga personat e arrestuar për ngjarjen horror, ku nusja helmoi e vrau vjehrrën duke i hedhur fotoksinë në ushqim, është edhe hoxha Hysen Shehu.
Ai është vënë në pranga për moskallëzim krimi.
Janë të shumta dyshimet që ngrihen mbi veprimin e imamit.
Së pari, nëse feja e muslimanit nuk i lejon hoxhallarët të tregojnë një krim para autoriteteve, gjë të cilën Hysen Shehu e tha si mbrojtje për veten.
Së dyti, edhe pse një vrasje makabre nga ana e nuses, a duhet ta kishte filmuar rrëfimin e “sinqertë” të Marjana Çmetës?
Cilado qoftë, Hysen Shehu, e justifikoi të gjithë ngjarjen që i ngjan një telenoveleje horrori, me fjalinë: “Nuk ma lejonte feja”.
Në një prenoncim ekskluziv për AlpeNews.al, teologu i njohur Ermir Gjinishi shprehet se diçka e tillë nuk ekziston.
“Sipas islamit nuk ka rrëfim dhe asnje klerik nuk merret me dëgjesa- rrëfimesh për rrjedhojë edhe ideja e mosdenoncimit të imamit bie poshtë”.
Përgatiti: Alpenews.al