Zbardhen të tjera detaje nga arrestimi i Arsen Stojkut dhe Mislim Ramës ditën e djeshme lidhur me vrasjen e dy vëllezërve Bilali në Shkodër pak javë më parë.
Policia ka shpallur po ashtu në kërkim Ibrahim Licin, si autor kryesor të vrasjes.
Ndërkaq, mësohet se dy të arrestuarit janë të afërm të Licit. Burime nga prokuroria bëjnë me dije se këta të fundit kanë lyer me bojë makinën që u përdor gjatë vrasjes. Atë ditë makina u gjet nga policia e djegur pak metra larg vendgjarjes.
Mirëpo, sipas burimeve makina nuk u dogj në brendësi dhe aty janë gjetur gjurmë të Stojkut dhe Ramës.
Megjithatë këta të fundit mohojnë të kenë lidhje me ngjarjen.


