• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 28 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

28 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E TREFISHTË NË GLLOGJAN/ Prokuroria e Kosovës ngre akuza ndaj 3 persona, çfarë zbuluan hetimet
Home
Rajon

VRASJA E TREFISHTË NË GLLOGJAN/ Prokuroria e Kosovës ngre akuza ndaj 3 persona, çfarë zbuluan hetimet

5 May, 2023 s.autor Rajon

Prokuroria e Pejës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave për vrasjen e tre personave më 26 nëntor 2021 në fshatin Gllogjan të Deçanit.

Në një konferencë për media më 5 maj, prokurorja e rastit, Sahide Gashi, njoftoi se pas hetimeve prej një viti e gjysmë, kanë ngritur aktakuzë për vrasje të rëndë kundër Kastriot Mehmetajt dhe Kreshnik Mehmetajt.

Aktakuzë u ngrit edhe ndaj Halil Mehmetaj për shtytje në këtë vepër penale.

Prokurorja Gashi dha edhe detaje të tjera nga hetimi i vrasjeve dhe foli edhe për motivin e mundshëm.

“Nuk ka indikacione për një sulm terrorist. Kemi të bëjmë me një ekzekutues, me shumë gjasë të maskuar. Target i sulmit ishte shoferi i autobusit”, tha ajo dhe shtoi se sulmi ishte mirë i planifikuar.

Vrasja e tre personave kishte ndodhur pas një sulmi të armatosur ndaj një autobusi që po bartte edhe nxënës në Gllogjan.

Të vrarë mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit.

Mbrëmjen e 26 nëntorit të vitit 2021 në Gllogjan, rreth orës 19:00 autobusi që vinte nga Gjakova u sulmua derisa të vrarë mbetën ngasësi i autobusit dhe dy nxënës që ndodheshin brenda.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia njoftoi se nuk ka arsye për të besuar se sulmi ka motive terroriste.

Autoritetet atëbotë ofruan shpërblim prej 20.000 eurosh për këdo që jepte informata që do të çonin në arrestimin e autorëve të këtij sulmi./REL

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKUZA PËR PËRFSHIRJE NË SULMIN ME DRON NDAJ KREMLINIT/ Uashingtoni hedh poshtë pretendimet e Moskës
Previous article ZBULOHET MISTERI/ Historiani italian identifikon vendin e urës në sfondin e Mona Lizës së famshme

s.autor

Postime të ngjashme

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake Rajon

ARMATOSTET GREQIA/ Blen dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë Rajon

TRAGJEDI NË MALIN OLIMP/ Alpinisti 40-vjeçar bie në humnerë, gjendet trupi i pajetë

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë Rajon

“NUK DO TË NDALEMI”/ Aleanca i bashkohet protestës së PDK para godinës së qeverisë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT