• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E TREFISHTË NË DIBËR/ Vajza dëshmon si u organizua ngjarja: I premtova ekzekutorit 700 euro dhe… (FOTO)
Home
Breaking News

VRASJA E TREFISHTË NË DIBËR/ Vajza dëshmon si u organizua ngjarja: I premtova ekzekutorit 700 euro dhe… (FOTO)

5 September, 2018 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Policia ka zbardhur shkaqet që çuan 28-vjeçaren Blerta Pocesta të organizojë vrasjen e babait, nënës dhe motrës 13-vjeçare në shtëpinë e tyre në Dibër të Maqedonisë.

Sipas policisë: Vrasja që ndodhi më 27 gusht në familjen me origjinë shqiptare është organizuar pikërisht nga Blerta, e cila pas arrestimit të djeshëm nga policia e Maqedonisë, ka pranuar se është organizatore e vrasjes së trefishtë, por jo ekzekutore.

Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme i kanë thënë gazetës “KOHA-s” se, pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja është arsyetuar se vrasjen e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënës Nazmije, 53-vjeçe dhe motrës së vogël, 13-vjeçaren Anila, e ka bërë pasi e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, një shtetas italian.

“E akuzuara ka pranuar se vrasjen e organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga Ferdi G. 33-vjeçar nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, Veap M. 66-vjeçar nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjësve të policisë ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, thonë zyrtarë të policisë.

Si u zbuluan bashkëpunëtorët

Autoritet ligjzbatuese maqedonase kanë bashkëpunuar me ato italiane për zbardhjen e këtij krimit. Kjo pasi familja Pocesta jetonte prej kohësh në Itali. Anëtarët e familjes ishin nisur për në Dibër për pushime si edhe për të marrë pjesë në një dasëm. Vajzat më të mëdha, Blerta dhe Mukades ndenjën në Itali me argumentin se kishin punë. Më pas, Blerta merr një avion dhe niset fillimisht në Vjenë dhe pas saj, merr fluturimin për në Shkup, sërish me avion.

Pasi zbuluan itinerarin e futjes dhe daljes nga Maqedonia të Blerta Pocestës, autoritetet italiane hetuan me metoda speciale. Prokuroria e Pardenones ngriti një grup të posaçëm pune me ekspert të teknologjisë mobile, të cilët ndoqën itinerarin e Blertës.

U zbulua se pasi zbriti në Shkup ajo kontaktoi me një numër të panjohur. Italianët zbuluan përmes Inteligjencës së Rrjeteve Sociale se kush ishte personi.

Ata e gjetën atë duke përdorur elementin gjeografik dhe listën e kontakteve të këtij numri.

Kështu, ata kishin arritur tek 31-vjeçari Ferdi Gashi. Menjëherë italianët kontaktuan autoritetet maqedonase, të cilët arrestuan Gashin dhe dajën e tij Veap Glloboçishta.

Ata dhanë deklaratën e tyre në polici duke konfirmuar që e kishin ndihmuar Blertën në kryerjen e këtij krimi pasi ajo u kishte premtuar 700 euro si dhe punë në Itali.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article SHENJTËRIMI I NËNË TEREZËS/ Veliaj dreke për njerëzit në nevojë: Energjinë ta kthejmë në punë
Previous article SHËNOI GOL SPEKTAKOLAR/ RASHICA pasuron tifozin me 250,000 EURO (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë Aktualitet

"60 PERSONA MORËN MJEKIM"/ Policia del me njoftim, si u helmuan kursantët te Akademia e Sigurisë

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë Aktualitet

AKSIDENT NË MILOT/ Katër të lënduar, një në gjendje të rëndë

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital Aktualitet

PËRSËRITET SKANDALI/ Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë nga ushqimi i Sori-al, 30 persona përfundojnë në spital

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT