Një i riu u vra me kallashnikov mbrëmjen e sotme në Shkodër. Mark Kodra 47 vjeç ekzekutoi Emiljan Ndoun 25 vjeç, sipas policisë pas një konflikti në afërsi të një kalçetoje në fshatin Bardhaj.
Gazetari i ABC, Simon Shkreli siguroi pamjet nga vendi i ngjarjes, ku ndodhi krimi i radhës që tronditi kryeqendrën e veriut të vendit, ndërsa raporton se i riu po kthehej nga motra në momentin që fqinji e ka vrarë.


