• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 25 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

25 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E TË RIUT NË SHKODËR/ Gazetarja jep detaje: Konflikti para vrasjes, autori…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E TË RIUT NË SHKODËR/ Gazetarja jep detaje: Konflikti para vrasjes, autori…

31 May, 2021 s.autor Aktualitet, Kronikë

Disa ditë më parë, qyteti i Shkodrës është tronditur nga një vrasje që ndodhi në orët e vona të mbrëmjes.

47-vjeçari Mark Kodra, ka vrarë me breshëri kallashnikovi 25-vjeçarin Emiljano Ndou. Arsyeja sipas autorit, kishte të bënte me faktin që viktima, sistematikisht i sillte probleme, duke i ngacmuar vajzat, por edhe duke i xhiruar gomat e bërë zhurmë para shtëpisë. “Nuk durova dot më, ma kishte sjellë te hunda”, ka deklaruar autori gjatë arrestimit nga policia disa ditë më parë.

Sakaq, gazetarja Doriana Bezat, në një lidhje direkte për emisionin “Me Zemër të Hapur”, ka rrëfyer detaje nga krimi i rëndë. Ajo raportoi se para se të ndodhte vrasja, Kodra e Ndou ishin konfliktuar fillimisht verbalisht, ndërsa viktima, ishte bashkuar më pas me një grup shokësh dhe ishte larguar. Pak më vonë, ai ishte rikthyer sërish pranë banesës së 47-vjeçarit, duke xhiruar gomat e motorit e bërë zhurmë. Në këtë moment, Mark Kodra, ka dalë nga shtëpia dhe ka goditur në drejtim të motorit me breshëri plumbash.

Ndou sipas gazetares ka tentuar me shpejtësi të largohet nga vendi i ngjarjes, por një plumb i marrë në trup, ka bërë që të humbte kontrollin e motorit dhe të përfundonte në rrugë. Nga krahu tjetër, Kodra, ka menduar se Ndou ka mbetur i plagosur, e për këtë arsye, ka hyrë i qetë në shtëpi. Me mbërritjen e policisë në vendngjarje, e vendosjen e perimetrit, ka nisur marrja në pyetje të banorëve të zonës.

Autori i krimit, Mark Kodra, fillimisht e ka mohuar krimin, duke thënë se nuk ka dijeni për ngjarjen. Por gëzhojat e gjetura pranë shtëpisë së tij dhe rrëfimi i inspektorit të zonës, i cili ka deklaruar se mes tyre ka pasur probleme dhe në të kaluarën, kanë shtuar dyshimet e policisë, e cila menjëherë e ka arrestuar 47-vjeçarin.

“Janë sharë me fjalë banale. Ky i fundit i është përgjigjur në mënyrë banale dhe është bashkuar me një grup shokësh. Ai ka shkuar dhe me motor ka xhiruar gomat, kjo e ka acaruar 47-vjeçarin, i cili ka marrë kallashnikovin dhe është larguar. I riu nuk ka humbur jetën në vend dhe është larguar në fund të rrugës, një plumb e ka kapur në trup, ku dhe ka humbur ekuilibrin e ka rënë.

Janë thërritur banorët e zonës, ai është shoqëruar si person që ka dijeni për ngjarjen. Ai ka thënë fillimisht se nuk ka dijeni për ngjarjen, e ka thënë që skam dijeni për vdekjen. Por më pas janë gjetur gëzhojat e armës, dhe inspektori i zonës ka thënë që ka pasur konflikt banal, sapo është vënë përpara provave, është bërë arrestimi i tij në flagrancë në orën 1 pas mesnate”, tha gazetarja.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Kur Lulzim Basha bëhet "MEME" edhe pa bërë gafa: Beteja sapo ka nisur!
Previous article SKANDALI I GJYQTARES SË ELBASANIT ME VIDEOT/ Reagon Ministrja Gjonaj: Të hetohet PASURIA e saj! Tipike si ato që...

s.autor

Postime të ngjashme

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion Aktualitet

100 VJET PREFEKTURA E TIRANËS/ Shkëlqim Hajdari: Mirënjohje për të gjithë ata që kanë shërbyer me përkushtim në këtë institucion

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit Aktualitet

DOSJA "METAMORFOZA"/ Dëshmon Anton Shpatina për vrasjen e Gjin Ndojit

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari Aktualitet

PLAGOSI ME THIKË BABË E BIR NË SUKTH/ Arrestohet 32-vjeçari

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT