• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 21 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

21 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E STUDENTES GREKE/ Shpërthen nëna: E mashtroi shqiptari. Unë jam e vdekur për së gjalli, vrasësit të…
Home
Breaking News

VRASJA E STUDENTES GREKE/ Shpërthen nëna: E mashtroi shqiptari. Unë jam e vdekur për së gjalli, vrasësit të…

13 May, 2020 Delo.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Mediat greke vazhdojnë që të shkruajnë për një nga gjyqet më të bujshme të momentit në Greqi, ku mes protagonistëve është edhe një shqiptar, i dyshuar për vrasjen e një të reje greke, së bashku me një grek.

Ndërsa gjyqi për vrasjen e Helena Topaloudi vazhdon, nëna e saj iu bën thirrje autoriteteve greke që të ndryshojnë Kodin Penal dhe të dënojnë me burgim të përjetshëm vrasësit e vajzës. Nëna e Helenës i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit fqinj, që të bëjë ndryshime në Kodin Penal dhe autorët e vrasjes të së bijës të mund të qëndrojnë përjetë pas hekurave.

“Unë jam shumë keq. Vajza ime ishte thjesht një studente. Jeta ime është shkatërruar. Nuk kam më jetë. Unë jam një person i gjallë, por i vdekur. Thjesht jetoj me kujtime në shtëpinë time dhe me qirinj, për të mbajtur mend time bijë. E kemi dërguar vajzën me sakrifica në shkollat më të mira në Rodos.

Ishte një fëmijë që e donte mësimin, dijen, që bënte përpjekje të përmirësonte anglishten e saj, gjermanishten dhe arabishten. Babai i saj shkonte deri në Jordani, që ajo të mësonte arabisht, ndërsa ka bërë edhe shumë kurse për gjuhë të huaja. Ajo ka punuar në Edirne pa pagesë, sepse ëndërronte që një ditë të shërbente për stafin diplomatik grek. Ajo kishte qëllime të mëdha. E mashtroi një shqiptar, një dyfytyrësh, gënjeshtari, frikacaku. Sa gënjeshtra mund të ketë thënë ai. Unë si nënë dua t’i shoh pas hekurave përjetë vrasësit e time bijë. Ata më vranë vajzën time. Ata janë përbindësha”, tha nëna e Helena Topaloudi për mediat helene.

Më pas, ajo iu referua ligjeve, duke thënë se nenet aktuale greke nuk janë aq të forta, por duhet të ndryshohen, pasi kështu mund të shohë vrasësit e Helenës në burg përjetë. “Të ndryshohet ligji. Të dënohen në mënyrë shembullore, me burg të përjetshëm. Ata e meritojnë. Nuk mund të duroj dot më”, shtoi ajo.

(Balkanweb)

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article KORONAVIRUSI SHTYN SËRISH SEANCËN PËR SAIMIR TAHIRIN/ GJKKO: Nuk është e ngutshme
Previous article OPERACIONI NË KSAMIL/ Qytetari i paguan 5 mijë euro punonjësin e IMT për ndërtimin pa leje, 2 të arrestuar (DETAJET)

Delo.autor

Postime të ngjashme

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët Aktualitet

PROTESTAT NË SHQIPËRI/ Reagon OSBE: Dhuna nuk zëvendëson dialogun, të mbrohen gazetarët

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu Breaking News

"POLICIA NA MBYTI ME PLUMBA..."/ Rama debaton virtualisht me protestuesin: Pretendimi për dhunë mbi studentët është djallëzor, mos kini frikë nga dialogu

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë Aktualitet

PAMJE TË RËNDA/ Policia e qëlloi me plumba gome në disa pjesë të trupit, i riu tregon plagët në gjoks, krahë dhe shpinë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT