• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 30 October, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

30 October, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SHQIPTARIT PËR NJË VEND PARKIMI/ Familjarët: Fëmijët po vuajnë shumë, i vogli sa herë shkon në shtrat…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E SHQIPTARIT PËR NJË VEND PARKIMI/ Familjarët: Fëmijët po vuajnë shumë, i vogli sa herë shkon në shtrat…

10 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Pas gati një muaj nga vrasja e një 39-vjeçari shqiptar në Greqi nga fqinji i tij, gjatë një konflikti për një vend parkimi, familjarët e shqiptarit kanë folur së fundmi për ngjarjen e rëndë.

Në një intervistë për mediat greke, bashkëshortja e 39-vjeçarit ka treguar vështirësitë me të cilat po përballet, si dhe për tronditjen që kanë përjetuar tre fëmijët e saj nga humbja e të atit, dhe faktin që ata ende nuk e dinë mënyrën se si ai ndërroi jetë.

“Fëmijët e dinë që babi ka ikur, por jo si, sepse unë nuk jam gati”, shprehet e veja e 39-vjeçarit. “Ishte e çuditshme, sa herë ai puthte fëmijët dhe na përshëndeste, atë ditë na puthi dhe tha “shihemi përsëri në mbrëmje”, gjë që nuk ndodhi kurrë”, ka deklaruar ajo.

“Me kalimin e kohës mungesa e tij në shtëpi është gjithnjë e më e dukshme”, tha ajo, ndërsa ka treguar se fëmija i tyre i vogël po e ndjen edhe më shumë mungesën.

“I vogli sa herë shkon në shtrat për t’u shtrirë thotë “dua babin jo foton e tij”. Është shumë e vështirë për fëmijët”, tregon ajo, duke theksuar se “Vangjelis iku në moshën 39-vjeçare dhe fëmijët e mi po vuajnë”.

Ndërkohë vëllai i të ndjerit mes emocionesh ka treguar mungesën e të vëllait në familje dhe ditët e vështira që kanë kaluar, ndërsa ende e ka të vështirë ta pranojë humbjen e tij.

“Ai ishte shoku im më i mirë, babai im. Ishte gjithçka për mua”, është shprehur vëllai i 39-vjeçarit, duke theksuar se Vangelis ishte një njeri që kujdesej për familjen dhe punën e tij, dhe nuk kishte lënduar kurrë askënd.

“Ai shkonte në punë nga ora 8 e mëngjesit deri në 9 të natës për të ushqyer fëmijët e tij. Më mungon buzëqeshja e tij ”, deklaron ai me dhimbje, duke shtuar se do të bëjë gjithçka për të ndihmuar familjen e vëllait të tij të ndjerë.

Kujtojmë së ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 15 shtatorit, jashtë një parkingu në rrugën Praxitelous 147, ku viktima ka debatuar më një 65-vjeçar, ndërsa ky i fundit është ngjitur në banesën e tij, ka marrë pushkën dhe ka zbritur në rrugë, ku dhe e ka qëlluar shqiptarin dy herë në kokë.

Menjëherë pas ngjarjes, 68-vjeçari është dorëzuar në policinë greke. Viktima është dërguar fillimisht në spitalin e Zaneios, por fatkeqësisht nuk i ka shpëtuar dot plagëve të marra./

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PO ECTE NË MËNYRË TË DYSHIMTË"/ Me armën gati për qitje, arrestohet shqiptari
Previous article "FANTAZI IDIOTE"/ Pjerin Ndreu i përgjigjet Berishës: S’mbajmë përgjegjësi për ndonjë incident personal

s.autor

Postime të ngjashme

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos... Aktualitet

U PLAGOS GJATË PROTESTËS/ Erjon Vishkulli poston foton pas operacionit në sy: Kur Zoti vendos...

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin Aktualitet

"DO TË VRAS, NUK DO TA SHOHËSH DJALIN..."/ Zbardhen BISEDAT e Arlinda Zekajt me ish-bashkëshortin

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit Aktualitet

24 ORË PAS VELIAJT/ Edhe Ergys Agasi transferohet në burgun e Fierit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT