• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 July, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 July, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SHQIPTARIT NË ITALI/ Detajet e REJA: Si e futi në KURTH 20-vjeçarja duke i çuar mesazh
Home
Sociale

VRASJA E SHQIPTARIT NË ITALI/ Detajet e REJA: Si e futi në KURTH 20-vjeçarja duke i çuar mesazh

24 June, 2018 g.autor Aktualitet, Sociale

Zhvillime të reja lidhur me vrasjen e shqiptarit Ismail Luli në Itali.

Siç raportojnë sot mediat vendase, hetuesit kanë marrë në pyetje 20-vjeçaren Ambera Saliji, shqiptare nga Maqedonia me banim në qytezën italiane Lunano, si dhe është bastisur nga policia banesa ku vajza jeton.

Efektivët raportohet se kanë marrë në banesë celularë dhe kompjuterë. Mbi mjetet elektronike të sekuestruara, hetuesit do të hulumtojnë për të zbuluar nëse ka elemente që implikojnë vajzën në vrasjen e Ismail Lulit, më 19 Korrik 2015 nga dy shqiptarë të tjerë, Igli Meta 22 vjeç dhe Marjo Mema 21 vjeç, të dy të dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Apelit.

Ish e dashura e një prej dënuarve, Igli Metës, është nën hetim për bashkëpunim në vrasjen me paramendim. Vajza është nën hetim që prej 26 Prillit 2017, ndërsa më herët ka qenë dëshmitare e prokurorisë.

Sipas hetimeve: Ishte Ambra e cila duke zbatuar udhëzimet e Iglit, me anë të një mesazhi futi në kurth Ismailin, duke kërkuar një takim me të, pak kohë pasi të dy kishin pasur një marrëdhënie seksuale. Një tradhti që Igli e zbuloi nga një mik i përbashkët i tiji dhe Ismailit, vetëm pak ditë para krimit. Nga ai moment, Igli Meta mendoi për hakmarrjen ndaj Ismailit, por gjithashtu mësoi se e dashura e tij Ambra e kishte tradhtuar edhe me disa shqiptarë të tjerë. Por, Ismaili ishte më i lehtë për t’u goditur, duke qenë se Ambra i paralajmëroi të tjerët, ndërsa Ismailit nuk i tregoi për qëllimin e Iglit për hakmarrje.

‘Mesazhin kurth’, Ambra ia dërgoi Ismailit rreth orës 14 të 19 Korrikut, para tre vjetësh, me kërkesë të Iglit. Po të mos ishte për atë SMS, Ismaili nuk do dilte kurrë nga shtëpia për të takuar Iglin. Në vendtakim, Ismaili Luli nuk do të gjente Ambrën por Iglin, e më pas do të ekzekutohej prej tij.

Ajo është justifikuara para hetuesve, duke thënë se nuk e mendonte se takimi mes Iglit dhe Ismailit do të përfundonte në vrasje. Vajza ka thënë se e imagjinonte si një “takim sqarues”.

Avokati mbrojtës i Ambrës, Giovanni Chiarini, citohet nga mediat italiane, të ketë thënë: “Është e drejtë që të bëhen të gjitha kontrollet e nevojshme dhe asistentja ime nuk do të kundërshtojë asgjë dhe gjithmonë do të ofrojë bashkëpunimin e saj si zakonisht”.

“Vajza është e pafajshme, kurrë nuk mendonte apo imagjinonte se kjo tragjedi mund të ndodhte. Nga një pikëpamje morale është e vetëdijshme për atë që ka ndodhur, por ligji penal ndjek një rrugë tjetër dhe do të provohet pafajësia e saj”, ka shtuar ai.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Egjipti ka miratuar zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme edhe për...
Previous article Edita Tahiri: Marrëveshje historike veç nëse ka njohje reciproke. Serbia ka kryer gjenocid

g.autor

Postime të ngjashme

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit Aktualitet

PAMJET E RËNDA/ Dhunohet gazetari Ilir Demalia në derën e shtëpisë, dy të panjohur autorë të sulmit

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës Aktualitet

KOKAINË DHE KANABIS NË DOZA GATI PËR SHITJE/ Në pranga dy të rinjtë në Durrës

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës Aktualitet

"I MITURI JASHTË RREZIKUT PËR JETËN"/ Spitali i Traumës jep lajmin e mirë pas aksidentit tragjik në autostradën Tiranë-Durrës

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT