• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 1 November, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

1 November, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E SHQIPTARIT NË GREQI PËR KACIFAN/ Reagon MEPJ: Kërkojmë hetim të plotë për ngjarjen
Home
Politikë

VRASJA E SHQIPTARIT NË GREQI PËR KACIFAN/ Reagon MEPJ: Kërkojmë hetim të plotë për ngjarjen

4 December, 2018 Isa.Autor Politikë

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka reaguar për vrasjen e shqiptarit Petrit Zifle në datë 26 nëntor në Korfuz . 63-vjeçari nga Berati u ekzekutua nga një grek, i cili u arrestua në datë 30 nëntor. Sipas mediave në Athinë raportohet se autori është anëtar i ‘Agimit të Artë’ ndërsa kishte qenë edhe përfaqësues në zgjedhje. Ai pranoi ngjarjen pas arrestimit. Ministria e Jashtme shqiptare shpreh keqardhjen për ngjarjen, ndërsa përshëndet kapjen e autorit dhe bën thirrje për një hetim të plotë për të zbardhur ngjarjen.

“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë është njoftuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Atikës, mbi vrasjen e shtetasit shqiptar Petrit Zifle, i lindur më 03.07.1955 në Shqipëri, banues në qytetin e Beratit dhe së fundmi me banim në Sparteron Korfuz. MEPJ shpreh keqardhjen për humbjen e jetës së shtetasit Petrit Zifle, përshëndet kapjen e autorit nga policia greke dhe bën thirrje për një hetim të plotë në funksion të zbardhjes tërësore të rrethanave të ngjarjes” deklaron Ministria e Jashtme.

Sipas mediave greke konflikti mes shqiptarit dhe grekut nisi në një lokal në Korfuz për vrasjen e Kostandinis Kacifas në Gjirokastër në tetor . Pas debatit me sharje dhe fyerje raciste, anëtari i ‘Agimit të Artë’ e qëlloi shqiptarin me armë gjahu duke e lënë të vdekur. Në nëntor përveç Zifles, mbeti i vrarë në Greqi edhe Altin Mullai nga një shkëmbim me armë zjarri nga policia, pasi u kap në tentativa për të drogë. Ndërsa po në nëntor një 35-vjeçar shqiptar u gjet i pajetë në burgun e Trikalasë.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article PUBLIKON VIDEON NGA KLUBI I NATËS/ Menaxheri i VIP-ve “provokon” policinë: Është i lirë
Previous article BEFASON TREJSI SEJDINI/ Zbulon talentin e fshehur në rep (VIDEO)

Isa.Autor

Postime të ngjashme

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë Breaking News

RAMA PËRSËRIT FTESËN PËR PROTESTUESIT/ Vendos sërish fletë me mbishkrimin “Dialog” para Kryeministrisë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend Politikë

"DO NA MUNGOSH PËRJETË"/ Diplomati Bashkim Zeneli u nda nga jeta një ditë më parë, familja njofton homazhet, të hënën në Kuvend

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online Politikë

PËRFSHIRJA NË PROTESTA/ Ministri Demo: Fëmijët nuk e kanë vendin mes dhunës, së shpejti platforma “Help for You” kundër abuzimeve online

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT