Kur kanë kaluar një muaj e disa ditë nga vrasja e shqiptarit Alban Gropca në Brazil, ku kishte vajtur për arsye pune, pronari i tij, jep një deklaratë për mediat.
Rikujtojmë që ai ishte prezent gjatë ngjarjes ku shqiptai mbeti i vdekur.
E përditshmja italiane “La Stampa” shkruan: Vrasja e shqiptarit Alban Gropca , flet sipërmarrësi që e kishte të punësuar.
Guido Bertola dëshiron vetëm ta harrojë skenën e ngjarjes, ashtu sikurse të gjithë ata që mbijetojnë rastësisht nga tmerri i vdekjes.
Ai thotë që e pa Albanin kur vdiq në sytë e tij.
Bertola ka theksuar se Alban erdhi në Brazil me dëshirë dhe se ai nuk e detyroi atë.
Gjyqësori në Brazil kishte urdhëruar që ai të ndalohej duke bllokuar pasaportëne tij, pas ngjarjes ku Albani mbeti i vdeku.
/AlpeNews.al
Ju sjellim në kujtesë ngjarjen:
Një punëtor 29-vjeçar shqiptar është vrarë në Brazil. Mësohet se viktimë ka mbetur Alban Gropcaj, i cili ndodhej në shtetin e largët për arsye pune.
Mësohet se shqiptari, së bashku me italianin Guido Bertola po dilnin nga një lokal kur atyre iu afruan grabitësit, të cilët ndodheshin në një motor.
Sipas autoriteteve vendase, këta të fundit i kërcënuan me pistoletë shqiptarin dhe italianin duke u kërkuar paratë. Mirëpo 29-vjeçari refuzoi dhe kaq mjaftoi që një prej grabitësve të qëllonte me gjakftohtësi mbi të duke e lënë të vdekur.
Ndërkohë italiani Bertola, i cili është edhe pronar i një zdrukthëtarie arriti t’u shpëtojë agresorëve dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.


