Policia ka ndaluar një të dyshuar për atenatin e 30 majit në një hotel në Laç, ku mbetën të vrarë biznesmeni Paulin Gjergji dhe Bujar Lika, i njohur si miku i Ervis Martinajt.
Mësohet se mbrëmjen e djeshme në një spital në Tiranë ka shkuar një i plagosur, i cili dyshohet se ka lidhje me vrasjen e dyfishtë.
Kujtojmë se ngjarja ka ndodhur në një hotel në rrugën Laç-Mamurras, ndërsa dyshohet se një konflik i hershëm ka qenë shkaku i përplasjes. Atentatori ka hyrë në rrethimin e hotelit dhe ka nisur të qëllojë me armë, ndërsa si pasojë e kundërpërgjigjes ka mbetur dhe vetë i plagosur. Efektivë të policisë që kanë shkuar në vendngjarje e kanë gjetur atentatorin disa metra më tej, të plagosur dhe në tentativë për tu larguar.
Ndërsa raportohet se mbetën të vdekur Bujar Lika dhe Paulin Gjergji si pasojë e breshërisë së armëve, gjithashtu u plagos 21 vjeçari Kreshnik Tusha.