• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 11 September, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

11 September, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Kush janë 8 personat e dyshuar për vrasjen e ish-efektivit, Policia i kërkon në çdo cep (EMRAT)
Home
Breaking News

VRASJA E SANTIAGO MALKOS/ Kush janë 8 personat e dyshuar për vrasjen e ish-efektivit, Policia i kërkon në çdo cep (EMRAT)

28 September, 2019 k.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Tetë persona të akuzuar se kanë bashkëpunuar në vrasjen me paramendim të 26-vjeçarit, Santiago Malko, janë shpallur zyrtarisht në kërkim. Gjykata e Tiranës ka miratuar kërkesën për vendosjen e masës së sigurisë për ta dhe ia ka kaluar çështjen për kompetencë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për vellezërit Leonard dhe Elis Duka, Fatmir Hyseni, Xhoni Nica, Oltian Loka, Ilir Selmani, Aleksandër Maxhaku, dhe Dritan Agaj. Ndaj tetë personave janë ngritur akuzat e “vrasjes me paramendim”, “armëmbajtjes pa leje”, “vjedhjes”, vepra keto të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Gjithashtu gjykata ka miratuar edhe kërkesën për kalimin e çështjes për t’u hetuar nga Krimet e Rënda, pasi të pandehurit dyshohen se kanë funksionuar si grup i strukturuar dhe po hetohen edhe për vepra të tjera penale. Për identifikimin e autorëve kanë ndihmuar kamerat e sigurisë që janë sekuestruar ditën e ngjarjes, të cilat kanë fiksuar se autorët e kanë ndjekur viktimën gjatë gjithë ditës duke ndërruar tre makina.

Nje nga tetë personat e shpallur në kërkim dyshohet të jetë ekzekutori. Ndërkohë dyshohet se motivi i vrasjes janë konfiktet e meparshme të viktimës me të pandehurit, ku nuk përjashtohet edhe pista e trafikut të lëndëve narkotike.

Per këtë vraje ndodhet i arrestuar vetëm Blendi Teta, i cili akuzohet për moskallëzim krimi. Ekzekutimi i Santiago Malkos ndodhi mbrëmjen e 27 gushtit në afërsi të Xhamllikut në kryeqytet.

Personat e dyshuar se kanë marrë pjesë në vrasje 

Leonard Duka
Elis Duka
Fatmir Hyseni
Xhoni Nica
Oltian Loka
Ilir Selmani
Aleksandër Maxhaku
Dritan Agaj

Ish-polici Santiago Malko u ekzekutua mbrëmjen e 27 gushtit në zonën e “Xhamllikut” në Tiranë, në makinën e tij tip “BMW X5”. Ai ishte pjesë e bandës së Ervis Martinajt, i njohur ndryshe si bosi i lojërave të fatit.

Malko kishte gjithashtu në pronësi disa pika bastesh sportive. Ai ka qenë i përfshirë në ngjarjen e 4 tetorit 2018, ku dhe ndodhi vrasja e Fabian Gaxhës në ish-Bllok pas një përplasjeje me armë. Gjithashtu ish-polici i vrarë është përfshirë në një sherr me dy vëllezërit Lashi në vitin 2016 për një borxh prej 1 mijë eurosh.

 

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article "PARTI TEPSISH"/ Ish-anëtari i këshillit kombëtar të PD, "shuplakë" Kryemadhit: E ka te veshtire ta kuptojë që politika...
Previous article "JETËGJATI NUK BËHET JETËSHKURTËR!" Shqiptari në Itali "fluturon" në greminë nga 40 metra lartësi dhe shpëton "pa asnjë gërvishtje" (FOTO)

k.autor

Postime të ngjashme

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë Aktualitet

DETAJET/ Vrasja e të riut Luli në Shkodër, Gjykata lë në burg Andri Vulajn! I dyshuari ‘kyç gojën’, avokati thotë se u vetëmbrojt pas plagosjes me thikë

NDRYSHIME NË QEVERI/ Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal Breaking News

NDRYSHIME NË QEVERI/ Jep dorëheqjen ministri i Brendshëm Lamallari, në vend të tij Ervin Demo! Pritet dhe emri në krye të Pushtetit Lokal

U KALLËZUA NGA ISH-ORTAKU SE FSHEHU DHE PASTROI 1.5 MILIONË EURO/ Deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK Aktualitet

U KALLËZUA NGA ISH-ORTAKU SE FSHEHU DHE PASTROI 1.5 MILIONË EURO/ Deputeti demokrat Luan Baçi merret nën hetim nga SPAK

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT