• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E RENATO HOXHAJT/ Zbardhen detaje nga atentati mafioz në Vlorë: U porosit nga…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E RENATO HOXHAJT/ Zbardhen detaje nga atentati mafioz në Vlorë: U porosit nga…

6 May, 2025 s.autor Aktualitet, Kronikë

Emisioni “Në Shënjestër” në News24, ka zbardhur detaje nga atentati mafioz që ndodhi në Vlorë të dielën e 27 prillit ku mbeti i vdekur 58-vjeçari Renato Hoxhaj.

Ngjarja tronditëse u regjistrua në lagjen ‘Hajro Çakërri’ teksa Hoxhaj ishte nisur për në punë si roje objekti.

Një vrasje që, sipas burimeve hetimore, mban të gjitha elementet e një atentati të mirëorganizuar mafioz dhe që ende lë shumë pyetje pa përgjigje.

58-vjeçari, i njohur për përpikmërinë dhe qetësinë në punën që bënte prej gati pesë vitesh, u qëllua me dy plumba në kokë dhe një në trup, një goditje e saktë dhe pa mëdyshje, që sipas hetuesve, tregon për një qëllim të qartë: eliminim total.

Në Shënjestër”, referuar dosjes hetimore ka publikuar detaje nga jeta e Renato Hoxhajt,  i cili jetonte me bashkëjetuesen e tij Klodiana Rakipaj.

Ai ishte ndarë ligjërisht nga bashkëshortja e parë dhe kishte dy fëmijë të rritur që jetojnë jashtë Shqipërisë. Sipas deklarimeve të partneres së tij, Hoxhaj nuk kishte ndonjë konflikt të njohur apo ndonjë shqetësim të shprehur publikisht.

Megjithatë, ditët e fundit ai kishte ndryshuar sjellje, ishte më i heshtur, më i tërhequr dhe dukshëm i shqetësuar për diçka. Ndryshim që, sipas të afërmve, nuk kishte ndodhur më parë.

Nga hetimet paraprake, rezulton se autorët kishin informacion të saktë mbi lëvizjet e Hoxhajt – dinin që punonte edhe të dielave dhe dilte herët në mëngjes. Pikërisht kjo përpikmëri duket se u kthye në fatkeqësi për të.

Ekspertët e kriminalistikës theksojnë se goditja në pikat nevralgjike tregon qartë që nuk bëhej fjalë për një konflikt spontan, por për një atentat të studiuar deri në detaj. Burime pranë hetimeve flasin për një porosi që vjen nga jashtë vendit, konkretisht nga një grup kriminal me bazë në Dubai, i cili dyshohet se ka porositur vrasjen.

Një nga pistat e para të hetimit ishte konflikti për pronë, por ajo u përjashtua shpejt. Sipas burimeve të policisë, atentati duket të jetë i lidhur me botën e krimit të organizuar. Dyshohet se Hoxhaj mund të ketë pasur njohuri apo kontakte që e bënin të rrezikshëm për dikë.

Ndërkohë, është arrestuar një person i parë, djali i një ish-deputeti për përfshirje të mundshme në atentat, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Hetuesit po punojnë për të zbardhur fijet e ndërthurura të një rrjeti që lidh grupe të krimit nga veriu në jug të vendit, të cilat komunikojnë dhe bashkëpunojnë me urdhra të ardhur nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

E diela si ditë e zgjedhur për atentatin nuk ishte rastësore.

Përveç rutinës së viktimës, ajo u shfrytëzua për shkak të uljes së vigjilencës dhe mungesës së patrullave të zakonshme të policisë.

Por pyetja më e madhe që mbetet ende pa përgjigje është: Çfarë dinte Renato Hoxhaj?

A mund të ketë qenë dëshmitar i diçkaje që s’duhej parë apo ka patur dijeni për lëvizje të rëndësishme që duhej të mbeteshin të fshehta?

Nëse Renato Hoxhaj do të kishte ndarë shqetësimin e tij me autoritetet, ndoshta historia do të kishte përfunduar ndryshe. Por heshtja e tij e vërejtur edhe nga partnerja u kthye në fatale.

Sot, ai është një viktimë tjetër e një realiteti të errët që përfshin grupe të fuqishme kriminale, me lidhje ndërkombëtare dhe urdhra që jepen në distancë.

Dhe ndërsa Vlora përgatitet për sezonin turistik, një vrasje e pastër mafioze prish qetësinë dhe rikthen frikën se asgjë nuk harrohet në botën e nëndheshme të krimit.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article MESAZH QYTETARËVE/ Basha: Nëse votoni 5 dhe 1 do zhgërryheni si derra, vota për numrin 4 ju nxjerr nga lluca dhe kthen paratë në xhepat tuaja
Previous article POLICIA BRITANIKE APËL PËR NDIHMË: Në kërkim shqiptari i dyshuar për grabitje me dhunë

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT