• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 23 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

23 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E POLICËVE NË KUÇOVË/ I burgosuri përjetë kërkon rigjykim: Jam dënuar padrejtësisht
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E POLICËVE NË KUÇOVË/ I burgosuri përjetë kërkon rigjykim: Jam dënuar padrejtësisht

31 October, 2023 s.autor Aktualitet, Kronikë

Fran Marashi i dënuar me burgim të përjetshëm për masakrën e Kuçovës të ndodhur në vitin 1997, ka kërkuar rigjykim për çështjen. 26 vjet pas ngjarjes, kur janë dhënë disa burgime të përjetshme, ai rikthehet për rigjykim në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Ankimin e bëri disa vite më parë në Gjykatën e Tiranës teksa kjo e fundit ia kaloi për kompetencë Gjykatës së Lartë e cila ka vendosur ta rikthejë për gjykim në Shkallën e Parë të GJKKO-së.

Këtë të martë Marashi mbërriti nga burgu i sigurisë së lartë ku mbahet në Peqin, para kësaj gjykate me gjyqtar Erjon Banin dhe prokuror Alfred Shehun. Seanca u shty duke u lënë kohë në dispozicion që të njoftoheshin lidhur me rihapjen e procesit familjarët e viktimave.

Marashi ka pretenduar se është dënuar padrejtësisht dhe se në kohët kur gjykata ka dhënë vendimin, nuk ka pasur dijeni se ndaj tij zhvillohej një proces hetimor. Marashi do të deklaronte se dënimin dhe akuzat i kishte mësuar pasi ishte ekstraduar në Shqipëri, teksa i ka mohuar ato.

Ai është ekstraduar nga Italia në vitin 2007, ndërsa dy vite më vonë, tentoi të arratisej nga burgu i Burrelit bashkë me Preng Lleshin, anëtar tjetër i bandës së Urës Vajgurore, veprim për të cilin do të deklaronte se e bëri për të tërhequr vëmendjen që procesi ndaj tij të rihapej. Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur më datë 17 qershor 1997, ku mbetën të vrarë 5 persona dhe u plagosën 6 të tjerë, të gjithë punonjës policie.

Të dënuar për masakrën janë: Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm; Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm; Fran Marashi, me burgim të përjetshëm; Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg, Sokol Ndreu, Gjovalin Ndreu, Preng Miri dhe Gjelosh Miri.

Të dënuar për masakrën janë:

Musa Protoduari, me burgim të përjetshëm

Shkëlqim Protoduari, me burgim të përjetshëm

Fran Marashi, me burgim të përjetshëm

Fatbardha Protoduari, me 25 vjet burg,

Sokol Ndreu

Gjovalin Ndreu

Preng Miri

Gjelosh Miri

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article RIHAPEN DOSJET E 1997/ “Masakra e Urës Vajgurore”, nis procesi në Gjykatën e Posaçme
Previous article "VËLLAIN E TIJ E KAM MBAJTUR NË SHTËPI"/ Nëna e Elton Mermalit: Djali nuk kishte hasmëri me Haxhiun, nuk di pse e vrau

s.autor

Postime të ngjashme

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut Aktualitet

RIKTHEHEN PROBLEMET NË AKSIN RRUGOR LIBRAZHD-PRRENJAS/ Dherat dhe gurët pushtojnë rrugën pas stuhisë së shiut

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve Aktualitet

"PO BIE PROTESTA ÇDO DITË, KUSH JE TI QË NA DREJTON"/ Nisin përplasjet mes protestuesve

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur... Aktualitet

E RËNDË/ Ndërron jetë 50-vjeçarja në Durrës! Ishte duke notuar në det kur...

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT