• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 19 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

19 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Nuredin Kasma zbardh detaje të reja: E gjitha në 20 sekonda, shanin dhe fyenin rëndë
Home
Breaking News

VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Nuredin Kasma zbardh detaje të reja: E gjitha në 20 sekonda, shanin dhe fyenin rëndë

24 December, 2024 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Gjykata e Apelit ka zbardhur vendimin në të cilin ricilësohet akuza ndaj Arbër Paplekaj, që u gjet fajtor dhe u dënua me shtatë vite burgim për vrasjen në rrethana të tronditjes së fortë psikike në dëm të Pjerin Xhuvanit.

Gjykata thotë se në vendngjarje atë ditë në Elbasan ishin edhe dy qitës të tjerë të cilët rezultojnë se kanë qëlluar dhe janë ende të paidentifikuar nga prokuroria e Elbasanit.

Në dosjen e siguruara, i pandehuri Nuredin Kasma në lidhje me momentin e konfliktit, ka deklaruar se:

“Në momentin kur jane share dhe goditur, ata shanin: do ju vrasim, fjalor fyes nga të gjithë mënyrat, na shanë. Në atë moment Arbëri ka qenë përpara dhe Emiljan Prenga. Kanë shtyrë, sharë Arbërin, ka vënë dorën një personi dhe e kapi për dore dhe i ka thënë: jo se nuk bën kështu. Debati ka qenë duke vazhduar. Ata janë fokusuar te Arbëri duke qenë më i gjatë.

Në atë moment Arbëri spostohet, ata kanë patur çanta. Dy personat ishin përballë RangRover dhe njëri nga këta persona ka nxjerrë pistoletën, unë kam marrë majtas, kam dalë nga rrezja e qitjes.
Kishte edhe persona të tjerë. Në atë moment qe nxorrën armën, kanë qenë duke u shtyrë dhe konfliktuar”.
Nuredin Kasma deklaroi se nuk ka dijeni se kush ishte personi që kishte armë. Ai ka dëgjuar krismat dhe ka parë dy pistoleta, vetëm njërin nga personat ka parë, por që nuk e di kush ishte, kurse personit tjetër që shtinte me armë i ka parë vetëm dorën.

Arma ishte e kalibrit 9 mm. Dy personat sipas tij po gjuanin me armë në drejtim të të pandehurit Arbër Paplekaj. Pasi kanë qëlluar personat, ka parë të pandehurin Arbër Paplekaj me pistoletë dhe duke lëvizur në mënyrë të çrregullt. Pasi kanë pushuar krismat e armëve ai ka parë të shtrirë në tokë dy persona, njëri ishte Emiljan Prenga tek bordura e rrugës dhe një person tjetër pa vajtur tek bordura, të cilin nuk e njihte. Këta persona ishin 1 deri në 2 metra afër me njëri-tjetrin.

Mé pas ka parë Emiljanin që është çuar dhe më pas ka ndjekur një rrugë pas pallateve për të parë Arbërin nga iku dhe për të parë se mos ishte plagosur.

Kasma ka treguar edhe momentin kur në vendngjarje kanë ardhur disa persona me automjete, që sipas tij kanë qenë 15-20 persona dhe sa kanë ardhur i kanë shtyrë dhe kanë përdorur fjalë fyese ndaj tyre.
Këta persona sipas tij kanë nxjerrë, direkt armën nga çanta dhe kanë gjuajtur. Bashkë i pandehuri tregon se ka qenë ngjitur me të pandehurin Albert Nushi, njëri nga personat që ka gjuajtur ka ikur me vrap në drejtim të kundërt të mjeteve të parkuara, dhe tjetri ka ikur me armë në dorë kur ka mbaruar qitja.

“Grupi i personave kanë ardhur direkt në mënyrë agresive me automjete, nuk ka patur debat sqarues. Kanë sulmuar, sharë dhe shtyrë me duar grupin e vullnetarëve të PD-së. Kanë përdorur fjalor fyes, kanë sharë nga familja, të gjithëve, …robt, familjen, lloj-lloj fjalësh. Edhe viktima Pjerin Xhuvani ka përdor fjalë fyese. Fillimisht fjalët fyese u janë drejtuar në grup, por i pandehuri Arbër Paplekaj ka qenë përballë qe ka kontaktuar me ata. Nga çasti kur erdhën personat deri në momentin që u dëgjuan krismat e fundit kanë kaluar rreth 20 sekonda”, ka deklaruar ai./Tch

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article BORË DHE NGRICA/ Moti i acartë “mbërthen” veriun dhe juglindjen e vendit
Previous article "NORMALISHT KUR E DO DIKË..."/ Loredana për ndarjen nga Mozzik: E kam kaluar pa alkool e drogë

s.autor

Postime të ngjashme

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve Aktualitet

SEZONI VEROR/ Qeveria miraton rregulla të reja kufitare për menaxhimin e fluksit të udhëtarëve

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve Aktualitet

TËRMET NË SHQIPËRI/ Ja ku ishte epiqendra e lëkundjeve

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit Aktualitet

TRAGJIKE NË GJIROKASTËR/ Mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT