• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 24 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

24 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Gazetarja: Videoja e publikuar tregoi në çfarë derexheje ishte Elbasani. Artur Zheji: Serverat i ka zhdukur…
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E PJERIN XHUVANIT/ Gazetarja: Videoja e publikuar tregoi në çfarë derexheje ishte Elbasani. Artur Zheji: Serverat i ka zhdukur…

7 October, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Gazetarja Klodiana Lala duke komentuar vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të vitit 2021, tha se përdorimi i armëve dhe ngjarja nuk do të kishte ndodhur, nëse situata nuk do të ishte lënë të zgjidhej mes njerëzve “të fortë”.

Në emisionin “Pikat mbi i”, Lala u shpreh se gjithçka ndodhi atë ditë dhe më pas në Elbasan, që nga vrasja e Xhuvanit e deri te mos-zbardhja e plotë e ngjarjes, tregon se “policia është mjaft e paaftë të mbrojë jetën e qytetarëve”.

Analisti Artur Zheji, është shprehur se serverat e videove të asaj ngjarjeje ishin fshirë nga nja dorë shumë e kujdesshme, çka sipas tij tregon edhe implikimin e policisë në këtë ngjarje.

Pjesë nga biseda në studio:

Artur Zheji: Pamë pasivitetin e policisë së shtetit, policia shikonte si po kryhej një krim elektoral dhe rrini spektatorë kur ata duhet të parandalonin. Policisë i është dhënë roli të bëjë spektatorin. Të rrijë si një spektator i mirë sepse po të ndërhyjë, ndërhyri shteti. Mendoj që gjyqi që po vonon, i rastit të Pjerin Xhuvanit do të zbardhë metaforën e zgjedhjeve të 2021. Është e kotë të kalojmë në Vetting gjykatat apo policinë, duhet të ketë vetting për procesin zgjedhor.

Klodiana Lala: Video tregonte fytyrën e vërtetë të Shqipërisë gjatë një fushate zgjedhore dhe se si policia është e paaftë të mbrojë jetën e një qytetari dhe për mënyrën se si politika do të ketë gjithcka në funksionin e saj. Ajo situatë nuk do kishte degraduar deri në përdorimin e armës nëse nuk do ishte lënë të zgjidhej mes njerëzve të fortë. Kemi folur gjithmonë për mënyrën se si situatat degradojnë në përdorimin e armës, por videon e publikuar tregoi qartë se në çfarë derexheje ishte Elbasani. Vetëm 10 min pasi mbështetësit e PD kanë bllokuar Mehmet Grecën, është bllokuar automjeti i tij pa targa, po ashtu në video shihet se më pas kanë mbërritur dy zëvendës drejtorë të policisë së qarkut, pra dhe 10 min më pas është përplasja.

Artur Zheji: Është thënë që janë zhdukur videot, nuk gjendeshin.

Klodiana Lala: Në pjesën dërrmuese serverat ishin fshirë

Artur Zheji: Ishin fshirë, por këtu ka një lojë shumë të çuditshme. Mendoj që një dorë e kujdesshme i ka zhdukur. “Policia është me ne” ka qenë një shprehje, për t’i pasur si një shantazh ku nuk dihet se për kë. Fakti që kjo video del pas një viti, ka një mister. Pra tani dali kur u tha që nuk kishte. 2 janë momentet me rëndësi; 1-kur shohim që policia i ka pistoletat e ndryshkura, pasi ka të ndryshkur iniciativën për të ndërhyrë. Punën e mbaron një polici pa uniformë, që është mercenare. Nuk duhet të hyjmë në zgjedhjet e majit pa një relativim të ndershëm.

Klodiana Lala: Këtu nuk është bërë drejtësi. Pra kemi një të dyshuar për vrasje që ka dhënë shpjegimet e veta.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article VIDEO SHOKUESE/ Edukatorja tmerron fëmijët në kopsht, të vegjlit shpërthejnë në të qara
Previous article RRITJA E ENERGJISË/ Tabaku në mbledhjen e ERE-s: Po përcaktohet çmimi pas kërkesave të qeverisë, uzurpim dhe marrje e kompetencave

s.autor

Postime të ngjashme

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më… Aktualitet

"ME THASHETHEMET E BLUSHIT MERRESH TI?" Sherr mes Kryemadhit dhe Metës në gjykatë: Boll se nuk duroj më…

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela Aktualitet

OPERACION ANTIDROGË NË KRUJË/ Asgjësohen 5 mijë rrënjë kanabis në 100 parcela

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma Aktualitet

AKSIDENT TRAGJIK NË LEZHË/ Ndërron jetë shoferi, motra dhe djali përfundojnë te Trauma

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT