• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 6 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

6 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja e Oliver Ivanoviçit, Serbia ndërpret bisedimet teknik me Kosovën në Bruksel (E PLOTE)
Home
Rajon

Vrasja e Oliver Ivanoviçit, Serbia ndërpret bisedimet teknik me Kosovën në Bruksel (E PLOTE)

16 January, 2018 Redaktor1 Aktualitet, Breaking News, Kronikë, Rajon

Udhëheqësi i nismës qytetare serbe, “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç, është qëlluar më armë zjarri mëngjesin e së martës në veriun e Mitrovicës.

Zyrtarë të partisë së tij thanë se ai u qëllua para zyrës së tij dhe më pas u dërgua në spitalin e Mitrovicës, por nuk u bëri ballë plagëve të marra.

Avokati i tij Nebojsha Vlajiç, tha se ai ndërroi jetë pasi që ishte qëlluar me disa plumba.

Policia ka bllokuar zonën ku ka ndodhur sulmi por ende nuk ka dhënë ndonjë hollësi për rrethanat, motivet apo autorët e mundshëm.

Nisma e tij politike u ishte nënshtruar trysnive gjatë zgjedhjeve për pushtetin komunal në tetor të viti 2017, në të cilat fitoi Lista Serbe një forcë politike që është themeluar dhe mbështetet nga Beogradi.

Në muajin korrik në rrethana të pasqaruara ishte djegur makina e tij.

Oliver Ivanoviç ishte në pritje të rigjykimit nën akuzat për krime lufte kundër popullatës civile.

Në janar të vitit 2016, një gjykatë e drejtuar nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit e shpalli atë fajtor dhe e dënoi me nëntë vjet heqje lirie nën akuzat për “krime lufte kundër popullatës civile”.

Në muajin shkurt të vitit 2017, çështja u kthye në rigjykim nga Gjykata e Apelit në Kosovë.

Oliver Ivanoviç, ishte përfshirë në politikë që nga përfundimi i luftës në Kosovë.

Qeveria e Kosovës dënon vrasjen

Qeveria e Kosovës dënoi ashpër vrasjen duke theksuar se “akti i vrasjes së Oliver Ivanoviçit sfidon sundimin e ligjit dhe çdo përpjekje për të vendosur rendin në gjithë territorin e Kosovës. Dhuna është e papranueshme pa marrë parasysh nga kush vjen dhe ndaj kujt drejtohet”.

Në reagimin e saj, qeveria e Kosovës, u bën thirrje të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me organet e rendit në zbardhjen e rastit dhe njëkohësisht nga mekanizmat e sigurisë kërkon që të kapin autorët e krimit dhe t’i sjellin ata përpara drejtësisë.

Beogradi mbledh këshillin e sigurisë – ndërpret bisedimet në Bruksel

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka caktuar për në mesditë mbledhjen e këshillit kombëtar të sigurisë pas vrasjes së Oliver Ivanoviçit. Ndërkohë, delegacioni serb që ndodhej në Bruksel për vazhdimin e bisedimeve teknike me Kosovën, tha se po ndërpret bisedimet për shkak të situatës së krijuar pas kësaj vrasjeje.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Rastësi apo e menduar mirë? Pse u ekzekutua sot lideri serb në Mitrovicë
Previous article Kim Kardashian, ndryshim radikal: Mahnit me pamjen e saj (FOTO)

Redaktor1

Postime të ngjashme

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve Aktualitet

FOTOLAJM/ Ambasadori i BE, Silvio Gonzato shfaqet mes protestuesve

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë Aktualitet

PROTESTA/ Murgesha: Veriun e kanë harruar, po na ra një sëmundje ne jemi përtokë

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve Aktualitet

"RAMA, NE TA GRISIM KONTRATËN"/ Flamuj dhe pankarta, Bulevardi ndizet nga blicët e telefonëve

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT