• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
Vrasja e oficerit në Lazarat/ Nëna e të akuzuarit: Policia e Tahirit na mori edhe paratë
Home
Aktualitet
Drejtësi

Vrasja e oficerit në Lazarat/ Nëna e të akuzuarit: Policia e Tahirit na mori edhe paratë

1 February, 2018 g.autor Aktualitet, Drejtësi, Kronikë

Seanca e djeshme e grupit të zjarrit të Lazaratit, ku u vra efektivi i RENEA-s, Ibrahim Basha, u shoqërua sërish me debate dhe akuza.

Në këtë seancë dëshmoi nëna e Elvis Boçit, njërit prej të akuzuarve të grupit, që ngriti armët ndaj Policisë së Shtetit.

Ajo hodhi akuza për Policinë, duke thënë se ajo i ka marrë edhe paratë gjatë kontrolleve në banesë.

“Nga kontrollet e kryera në vitin 2015, më saktë pas 17 kontrolleve të ushtruara nga Policia e Shtetit nuk është gjetur asgjë. Erdhi edhe një grup hetimor dhe pas kontrollit nuk u gjet asgjë. Në datën 26 qershor erdhi Policia e Shtetit në shtëpi dhe më pyet për çunat. Më çuan në komisariat dhe më kanë nxjerrë në orën 2 të mëngjesit dhe kur kam shkuar të shtëpia në qytet, kam gjetur derën hapur. E kishin kontrolluar dhe shkatërruar shtëpinë. Për Tahirin, pritën muaj për të bërë një kontroll, ndërsa ne s’na morën as leje. Nuk është ligji i barabartë për të gjithë?! Kur kam shkuar te shtëpia në Lazarat, më kishin marrë edhe djalin e vogël. Edhe lekët që kisha në shtëpi m’i kishin marrë. Në Lazarat nuk u luftua fenomeni i drogës, por banorët. Ata që erdhën atje ishin bandë dhe jo polici. Ishte banda e Saimir Tahirit”, ka thënë ajo, duke hedhur akuza të forta ndaj Policisë së Shtetit.

Më pas, fjalën e ka marrë Arbion Aliko, i cili ka bërë edhe ai akuza.

“Unë dua të falënderoj që i dëshmove të gjitha”, ka thënë ai, duke iu drejtuar nënës së Elvis Boçit.

“E vërteta po del, ai qelbësira, Saimir Tahiri dhe disa policë janë në ndjekje”, ka thënë Aliko, deri sa gjyqtari i ka ndërpresë fjalën.

Për vrasjen e efektivit të RENA-s, Ibrahim Basha, janë nën akuzë 11 persona.

Si autorë dhe organizatorë të grupit të zjarrit akuzohen dy vëllezërit, Alban dhe Arbion Aliko.

Të dy rrezikojnë që të dënohen me burgim të përjetshëm, në rast se shpallen fajtorë nga Gjykata. Gjithashtu, si bashkëpunëtorë akuzohen edhe Elvis Bocia dhe Barjam Bocia. Edhe për këta të dy kërkohet nga Prokuroria dënim me burgim të përjetshëm.

Ndërsa për të pandehurit e tjerë, kërkohen 162 vjet burg në total. Bëhet fjalë për Elson Kazmën, për të cilin Prokuroria ka kërkuar 25 vjet burg, Oltian Prokon, Dervish Gabën, Ruhan Hirajn, Iljaz Xhaferrajn, për të cilët kërkon nga 18 vjet burg, si edhe për Klodian Selimin dhe Xhulio Malon, që kërkohen 10 dhe 20 vjet burg.

/panorama

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article Këshilltari i Erdogan ashpërson gjuhën me Greqinë: Ia presim këmbët edhe Tsipras nëse…
Previous article Hoqën mbulesën në shenjë proteste, arrestohen 29 gra në Iran

g.autor

Postime të ngjashme

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit Aktualitet

EGLAN KOÇI U VRA NGA SHOKU I TIJ NË ZYRË/ Gjurmët e gjakut dhe kamerat zbulojnë krimin: Si e fshehu trupin e 34-vjeçarit

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës Aktualitet

PROTESTA NË TIRANË/ Nis organizimi në sheshin “Skënderbej”, shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër Aktualitet

E PËSON KEQ/ Pije freskuese kontrabandë nga Maqedonia e Veriut, arrestohet 38-vjeçari në Dibër

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT