• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E NXËNËSIT NË MALIQ/ Familja Cani: Martini dhe Eraldi s’u vranë prej rrjeteve sociale! Qeveria të marrë masa konkrete, jo reforma kozmetike
Home
Breaking News

VRASJA E NXËNËSIT NË MALIQ/ Familja Cani: Martini dhe Eraldi s’u vranë prej rrjeteve sociale! Qeveria të marrë masa konkrete, jo reforma kozmetike

17 August, 2025 s.autor Aktualitet, Breaking News, Kronikë

Pas ngjarjes së rëndë në Pirg të Maliqit, ku pas një sherri dhe përleshjeje në lokal mbeti i vrarë me thikë nxënësi Erald Xhejo, ka reaguar edhe familja e Martin Canit, i cili gjithashtu mbeti viktimë e sulmit me armë të ftohtë nëntorin e kaluar te shkolla 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë.

Ata ngrenë dyshime dhe pikëpyetje, duke u shprehur se shkak i këtyre vrasjeve nuk janë rrjetet sociale, por mungesa e masave konkrete nga ana e Qeverisë, mungesa e sigurisë në shkolla, mosbashkëpunimi mes familjeve dhe komunitetit, si dhe mangësitë në sistemin shëndetësor.

Me një deklaratë për shtyp, ata shprehen se edhe pas mbylljes së TikTok, një tjetër krim ndodhi ku mbeti i vrarë i mituri në Korçë javën e kaluar. Ndaj theksojnë me ironi se kush do fajësohet tani, Snapchat-i apo Instagram-i.

“Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet”, shprehen ata ndër të tjera.

Ata apeluan që qeveria të ndërmarrë reforma konkrete dhe mos të bëjë ‘kozmetikë’. Në fund familja Cani ngushëllon atë Xhejo dhe i bashkohet zërit për drejtësi, që ngjarje të tilla të mos ndodhin më e prindërit të mos derdhin lotë për fëmijët e tyre.
Nxënësi i shkollës së mesme të bashkuar të Pirgut, Erald Xhejo, 14-vjeç, mbeti viktimë e sulmit me thikë pas një konflikti më 14 gusht, teksa policia arrestoi autorin e dyshuar E.G., po bashkëmoshatar të mitur. Gjithashu u arrestuan babai e xhaxhai i autorit dhe u morën nën akuzë 5 persona të tjerë për këtë ngjarje.
Martin Cani, po 14 vjeç, mbeti i vrarë me thikë pas një sherri të nisur më parë, ngjarje që nuk u parandalua dot nga autoritetet. Krimi ndodhi më 18 nëntor, jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, kurse policia arrestoi autorin e dyshuar dhe hetoi për përfshirjen e një personi të dytë, por që nuk u gjetën prova.
Deklarata për shtyp e familjes Cani:
“Megjithë mbylljen e rrjetit social TikTok nga qeveria, një i mitur tjetër u vra nga një bashkëmoshatar në Maliq. Kjo tragjedi e re tregon qartë se mbyllja e TikTok nuk ishte zgjidhje, por vetëm një pretekst politik. Kush e ka radhën që të fajësohet tani për këtë krim të rëndë? Snapchat apo Instagram?
Ne kërkojmë që qeveria të ndërmarrë masa konkrete, jo thjesht reforma kozmetike për opinion publik. Kërkojmë veprime të dukshme dhe efektive për përmirësimin e sigurisë në shkolla, forcimin e bashkëpunimit me familjet, angazhimin e komunitetit dhe fuqizimin e sistemit shëndetësor. Vetëm me masa të tilla mund të parandalohen tragjedi të tjera dhe të shpëtohen jetë fëmijësh.
Martini dhe Eraldi nuk u vranë prej rrjeteve sociale. Ata u vranë nga mungesa e sigurisë, nga papërgjegjësia institucionale dhe nga dështimi i sistemeve që duhet të mbrojnë jetën e fëmijëve. Mbyllja e një aplikacioni nuk e kthen mbrapsht realitetin dhe nuk zgjidh problemet.
Në këtë moment dhimbjeje të madhe, shprehim ngushëllimet më të sinqerta për nënën dhe familjen e të miturit të vrarë në Maliq. E dimë se çfarë do të thotë të humbasësh dritën e jetës, dhe ndajmë me ta dhimbjen e pamasë. Zëri ynë bashkohet me të tyren në thirrjen për drejtësi dhe për masa të vërteta, që asnjë nënë tjetër të mos derdhë lot për fëmijën e saj.
Familja Cani!”.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENT I RËNDË NË BERAT/ Ndërron jetë shoferi 29-vjeçar, plagoset pasagjerja
Previous article ATALANTA-INTER/ Rinisin bisedimet. Transferimi mes dy klubeve mund të mbyllet brenda javës

s.autor

Postime të ngjashme

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri Aktualitet

"PO MARRIM PUNTORË NGA EGJIPTI, MË PRODUKTIVË..."/ Artan Dulaku zbulon nëse po pastohen para nga ndërtimi në Shqipëri

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës Aktualitet

"SHQIPËRI E RE"/ Tirana ‘pushtohet’ nga protestuesit, marshim në rrugët e kryeqytetit, thirrje kundër Ramës

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë Aktualitet

"MOS GUXO TA ÇOSH NË KONFLIKT CIVIL"/ Qytetarët mesazh Ramës: E dimë që ke futur patronazhistë

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT