• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 8 August, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

8 August, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • Drejtësi
  • Kronikë
  • Media
  • Reportazh
VRASJA E NEVILA PJETRIT/ Dëshmia e shokut “fundos” 32-vjeçarin italian: Erdhi me këmishën e gjakosur dhe dokumentet e një gruaje
Home
Aktualitet
Kronikë

VRASJA E NEVILA PJETRIT/ Dëshmia e shokut “fundos” 32-vjeçarin italian: Erdhi me këmishën e gjakosur dhe dokumentet e një gruaje

13 June, 2022 s.autor Aktualitet, Kronikë

Policia italiane vazhdon hetimet për dy vdekjet e ndodhura më 7 qershor, atë të transgjinores Camilla dhe shqiptares Nevila Pjetri, trupat e pajetë të të cilëve u gjetën në harkun kohor të 24 orëve jo shumë larg njëri-tjetrit.

Për të dyja krimet është arrestuar 32-vjeçari Daniele Bedini.

Për shkak të një defekti porcedurial, të lidhur me kohën e arrestimit, gjyqtari hetues i Gjykatës së La Spezia nuk vuri në fuqi arrestimin e Daniele Bedinit, i akuzuar për vrasjen e Nevilës dhe Carlo Bertolotti, e njohur si transeksualja Camilla.

Por ai mbetet në burg për indikacionet e rënda të fajit që po dalin ndaj tij.

Ndërkohë mësohet se në shtëpinë e Bedinit, në Carrara, janë gjetur dokumentet e transeksualit bashkë me disa sende personale të viktimës.

Këtë e konfirmojnë burime hetimore dhe është vetë avokati i Bedinit, Rinaldo Reboa, i cili ka folur në një intervistë për Rai.

Lexo edhe: Të gjitha lajmet për vrasjen e Nevila Pjetrit
Vrasësi i dyshuar i 35-vjeçares me origjinë shqiptare Nevila Pjetri dhe i Carlo Bertolotti, transeksuales Camilla me banim në Albiano Magra, qëndron i paraburgosur në burgun Villa Andreino, në La Spezia, ku u bë marrja në pyetje pasditen e djeshme.

Ai nuk pranoi t’i përgjigjej pyetjeve.

Bedini akuzohet se ka vrarë Nevilën, 35 vjeç, dhe në të njëjtën natë Camillën, të dyja në të njëjtën mënyrë: të shtëna me armë zjarri në kokë.

Motivi dyshohet se është ai i grabitjes për të marrë para për të blerë drogë.

Vrasjet kanë ndodhur në një zonë mes Liguria dhe Toscana, në komunën Sarzana, në Marinella, zonë e njohur për prostitucion.

Hetimet e kryera nga karabinierët e La Spezia-s, vijojnë me shpejtësi në pritje të konfirmimit të inspektimit të Ris di Parma që u bë dje dhe ku u identifikuan gjurmë gjaku në automjetin e Bedinit.

Ndërkohë, mësohet se me mbërritjen e karabinierëve në shtëpinë e tij ditën e arrestimit ai tentoi të arratisej duke u hedhur nga tarraca në rrugë.

Më pas ai u bllokua nga dy policë. Arma e vrasjes, një pistoletë e kalibrit të vogël, nuk është gjetur ende. Babai i Bedinit kishte denoncuar zhdukjen e armës, të marrë nga një kasafortë që ishte thyer: burri e vuri re vjedhjen të shtunën e kaluar në mbrëmje. Pak orë më vonë ndodhi krimi i parë, ai i Nevila Pjetrit, e vrarë me një armë të kalibrit të vogël ashtu si ai që u zhduk nga kasaforta e babait të Bedinit.

Ndër pistat ndaj Bedinit është edhe dëshmia e një miku të tij të denoncuar në dokumentet e gjyqtarit.

“Më erdhi në mes të natës, këmisha e tij ishte e njollosur me gjak, po qante dhe kishte dokumentet e një gruaje”.

Shoku i Bedinit shtoi se dukej qartë që 32-vjeçari kishte bërë diçka serioze.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article E PRANISHME EDHE YURI KIM/ Nënshkruhet marrëveshja që i hap rrugë shpalljes së lumit Vjosa "Park Kombëtar"
Previous article DETAJE/ Nëna e 27-vjeçarit të vrarë me tritol e ndaluar për ushtrim prostitucioni, bashkëpunonte me dhëndrin polic

s.autor

Postime të ngjashme

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë Aktualitet

TË TJERA DETAJE/ E ndoqi rrugëve me kallashnikov dhe e vrau në një pallat në Korçë. Autori dhe viktima shokë, ishin rritur bashkë

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë Aktualitet

VRASJA NË KORÇË/ Policia identifikon autorin, ngrihen postblloqe, sekuestrohen kamerat e sigurisë

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura Aktualitet

DETAJET E FUNDIT/ U vra me kallashnikov, zbulohet emri i viktimës në Korçë. 20-vjeçari, pjesë e Forcave të Armatosura

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT