• Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
AlpeNews
  • 10 June, 2026
AlpeNews

Tirana, Albania

10 June, 2026
  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Follow
    • Facebook
    • Twitter
    • Youtube
    • Instagram
  • No categories
VRASJA E NASTALLAH/ Irani kërkon takim urgjent në OKB! Dhjetëra sulme izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban
Home
Nderkombetare

VRASJA E NASTALLAH/ Irani kërkon takim urgjent në OKB! Dhjetëra sulme izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban

29 September, 2024 s.autor Botë, Nderkombetare

Zvogëlo madhesinë e shkrimit
Pasi ushtria izraelite njoftoi vrasjen e liderit të Hezbollahut, Hassan Nasrallah gjatë sulmit të 27 shtatorit, Irani ka kërkuar një mbledhje urgjente Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Nëpërmjet një letre, ambasadori iranian Amir Saeid Iravani kërkoi “të merren masa të menjëhershme dhe vendimtare për të ndaluar agresionin izraelit dhe për të parandaluar një luftë të re në rajon”.

“Irani nuk do të hezitojë të ushtrojë të drejtat e tij të qenësishme sipas ligjit ndërkombëtar për të marrë çdo masë në mbrojtje të interesave të tij jetike kombëtare dhe të sigurisë,” tha Iravani.

Ndërkohë, mediat raportojnë për dhjetëra sulme të reja izraelite kundër objektivave të Hezbollahut në Liban.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu reagoi për vrasjen e Nasrallah, ndërsa e quajti atë larje hesapesh. Pas kthimit të tij nga fjalimi në Kombet e Bashkuara në Nju Jork, Netanyahu tha se vrasja e Nasrallah ishte një pikë kthese historike që mund të ndryshojë balancën e fuqisë në Lindjen e Mesme.

“Ne kemi larë hesapet me ata që janë përgjegjës për vrasjen e një numri të madh izraelitësh dhe shumë qytetarëve të vendeve të tjera, duke përfshirë qindra amerikanë dhe dhjetëra francezë”, tha kryeministri Netanyahu.

Vrasja e Nasrallah erdhi vetëm një javë pas shpërthimit vdekjeprurës nga Izraeli të qindra pagerëve. Ky sulm ka eliminuar gjysmën e këshillit drejtues të Hezbollahut dhe ka shkatërruar komandën e tij të lartë ushtarake.

Kush ishte Hassan Nasrallah?

Hassan Nasrallah, ka udhëhequr grupin militant libanez për tre dekadat e fundit dhe e ka transformuar atë në një nga grupet paraushtarake më të fuqishme në Lindjen e Mesme. Nën udhëheqjen e 64-vjeçarit Nasrallah, Hezbollahu ka luftuar kundër Izraelit dhe ka marrë pjesë në konfliktin në Sirinë fqinje, duke ndihmuar presidentin Bashar Assad.

I parë nga mbështetësit e tij si një strateg karizmatik dhe mendjemprehtë, Nasrallah e transformoi Hezbollahun në një armik kryesor të Izraelit, duke çimentuar aleancat me udhëheqësit fetarë shiitë në Iran dhe grupet militante palestineze si Hamasi.

Një orator i zjarrtë i parë si një ekstremist në SHBA dhe në pjesën më të madhe të Perëndimit, ai konsiderohej gjithashtu një pragmatist në krahasim me militantët e zjarrtë që dominuan Hezbollahun pas themelimit të tij në 1982, gjatë luftës civile në Liban.

Pavarësisht fuqisë që zotëronte, Nasrallah ka jetuar kryesisht i fshehur në vitet e fundit nga frika e një atentati izraelit. I lindur në vitin 1960 në një familje të varfër shiite në periferinë veriore të varfër të Bejrutit, Sharshabouk, Nasrallah më vonë u zhvendos në Libanin jugor. Ai studioi teologji dhe iu bashkua lëvizjes Amal, një organizatë politike dhe paraushtarake shiite, përpara se të bëhej një nga themeluesit e Hezbollahut.

Facebook Twitter Google+ LinkedIn Pinterest
Next article AKSIDENTOI 4 VETA TEK VIJAT E BARDHA/ Mes tyre dhe dy fëmijë, arrestohet 31-vjeçari në Vlorë
Previous article IU SEKUESTRUAN 3.1 MILION EURO PASURI/ Ish-shefi i Operacionales, Oltion Bistri rekurs në Gjykatën e Lartë

s.autor

Postime të ngjashme

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE Aktualitet

“FORBES”: Pse ishulli i Jared dhe Ivanka mund të shkatërrojë përpjekjen e Shqipërisë për në BE

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache Botë

TENSIONE TË REJA SHBA-IRAN/ Trump: Duhet t’i përgjigjemi sulmit ndaj helikopterit Apache

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin Botë

ARMËPUSHIMI NË RREZIK/ Netanjahu sfidon sërish Trump, sulmon ashpër Libanin

Facebook Comments

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari? Blog

KRESHNIK SPAHIU/ Pse në PD u gëzuan për ngjarjet në Nepal, Venezuelë apo në Hungari?

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit Blog

EDUARD ZALOSHNJA/ Rrënjët e identitetit

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi? Blog

ARTUR AJAZI/ A kemi Agjensi Kombëtare Mjedisi?

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama Blog

MERO BAZE/ E vetmja gjë që kemi për t’i shitur Bordit të Paqes, është Edi Rama

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia? Blog

ARTUR AJAZI/ Ç’do të thotë arratisja e një killer nga policia?

  • Breaking News
  • Politikë
  • OP-ED
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Gossip
  • Sport
  • Jetë
  • Back to top
© AlpeNews 2017. Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara
KONTAKT